Në fokus

July 13, 2018 | 13:57

Drejtuar ty, asaj, juve, grave të guximshme

Për ju, gra të guximshme, gra që luftoni çdo ditë duke sjellë buzëqeshje. Për ju, gra me sy të ngjyrosur me forcë, i cili në një vështrim transmeton ndjeshmërinë tuaj ndaj jetës dhe të gjithë atyre që janë përreth jush.

Sot, atributi ynë shkon tek ju, sepse askush më shumë se ju nuk ka qenë në gjendje ta bëjë çdo betejë qëllimin e saj për të vazhduar pavarësisht nga stuhitë. Për ju, shkon sot admirimi ynë, sepse ju mund të shihni dritën edhe në errësirë. Për ju, shkojnë sot fjalët tona, për t’ju kujtuar se jeni plot me dashuri, guxim dhe madhështi.

Ne e njohim fytyrën e atyre grave trime që përpiqen të zgjohen çdo ditë me një buzëqeshje pavarësisht se jeta e tyre është e mbështjellë nga një re gri e quajtur kancer. Vështrimi i tyre plot guxim, plot forcë, e bën të qartë se jeta mund të jetë e vështirë, por me vlerë të jetosh.

Për to, lufta është një rutinë, një përgjegjësi e përditshme, një burim, një strategji. Ditë pas dite ato shtrydhin forcën e tyre dhe dëshirën e tyre për të jetuar, duke ngopur të gjithë ata rreth tyre. Ato dinë të ndërtojnë dritë gjatë çdo vështirësie, gjatë çdo stuhie.

Ato armatosin veten me guxim, veshin forca të blinduara për të luftuar fatkeqësitë dhe për të pranuar faktin se ato ishin aktive në luftën kundër kancerit. Ato janë gra, gra të guximshme. Madhështia e tyre qëndron jo vetëm në qëndrimin si luftëtare, por në aftësinë për t’u ngritur e për t’u ri-ngritur. Sepse nëse ka një gjë që mund ta bëjnë shumë mirë, është të nxjerrin gjithë forcën që kanë brenda, të mos heqin dorë dhe të ecin përpara.

Fytyrat e tyre tregojnë se, pavarësisht nga frika, pasiguria dhe ndonjëherë vuajtja, ato janë të gatshme të vazhdojnë të shtrydhin jetën. Ato janë gjyshet, nënat, vajzat, të dashurat, princeshat, luftëtaret mburoja e të cilëve është forca dhe qëndrimi. Kujtesa e tyre shihet në sytë e tyre. Ne mund të mësojmë shumë nga këto gra, ato janë mësues të mëdhenj.

Gratë vendimtare, gratë e lira, gratë e guximshme: guximi i grave. Ndonjëherë ato mund të demoralizohen, të trishtohen, të humbasin dëshirën për të luftuar, të heshtin dhe të kapen nga frika. Ato harrojnë se brenda tyre janë plot forcë dhe se janë të afta për të ndërtuar ura për të arritur qëllimin.

Për këtë arsye, më e pakta që mund të bëjmë është të kujdesemi për këto gra, t’i admirojmë, t’i falënderojmë dhe t’i duam. Shoqërojini ato në udhëtimin e tyre të luftës dhe të jeni atje kur ato kanë më së shumti nevojë. Përqafoni shpirtin e tyre për t’i bërë ato të kuptojnë se nuk janë vetëm, se ne jemi bashkëshortët e tyre të luftës. Kuptojeni heshtjen e tyre si një simbol të mbështetjes sonë dhe kujdesuni për ndjeshmërinë e tyre ndaj jetës.

Dhe tani, për ty, për ju, gra të guximshme, ne kushtojmë këto fjalë:

“Unë e admiroj fuqinë tuaj, aftësinë tuaj për të rilindur dhe për të mos hequr dorë. Admiroj dëshirën tuaj për t’u ngritur dhe për të vazhduar, potencialin tuaj për të ecur përpara. Admiroj rrugën tuaj. Ju jeni të forta, të mëdha, të bukura. Ju jeni plot guxim, dashuri dhe jetë. Sytë tuaj janë reflektimi i betejave tuaja dhe buzëqeshja juaj është motori i jetës suaj të përditshme. Ju jeni një shembull për t’u ndjekur, një mësues i vërtetë.

Mund të ndodhë që ai (kanceri) të vijë pa paralajmërim, pa kërkuar leje për t’u vendosur brenda jush. Ndoshta frika ju ka pushtuar dhe pasiguria është bërë shoku juaj më i mirë. Por ju, me guximin tuaj, me forcën tuaj të brendshme dhe me luftën tuaj, keni arritur ta gjeni dritën edhe në errësirë.

Askush nuk e di se sa lëndoheni, as çfarë frike ju përfshin. Askush nuk e di se si ndiheni apo çfarë mendoni. Por mbani mend se kush jeni dhe sa larg mund të shkoni. Mbani mend fuqinë tuaj të brendshme, gjithë potencialin tuaj. Ju mund të bëni gjithçka”.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://aprilamente.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top