Mbi skrivani është një kompjuter e nën të… një jastëk.
Për të ruajtur produktivitetin, për të përmirësuar përqendrimin dhe zvogëluar stresin s’ka gjë më të mirë sesa ta braktisësh veten për pak mes krahëve të Morfeut. Mjafton një çerek ore. Këtë e thotë një qendër studimi britanike, që i fton punëdhënësit të vënë në dispozicion të punëmarrësve dhoma të posaçme ku njerëzit mund të rikarikojnë bateritë. “Çdo ditë qindra miliona të punësuar flenë në pozicione të parehatshme me kokën mbështetur në pëllëmbë dhe qafën e shtrembëruar. Kërkojnë kënde të fshehura ose stola për të pushuar pak për t’i rezistuar turneve të pafundme. Punëdhënësit është më mirë të krijojnë hapësira të përshtatshme”, ka shkruar e përditshmja angleze “Daily Telegraph”, duke përsëritur fjalët e studiuesit Charles Leadbeater.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.