Mbi tryezën e punës është një kompjuter e nën të një jastëk. Për të ruajtur produktivitetin, për të përmirësuar përqendrimin dhe për të ulur stresin s’ka gjë më të mirë sesa ta braktisësh veten për pak mes krahëve të Morfeut. Mjaftojnë 15 minuta…
Këtë e thotë një qendër studimore britanike, që i fton punëdhënësit të vënë në dispozicion të punonjësve të tyre dhoma të posaçme ku njerëzit mund të rifitojnë energjitë. “Çdo ditë miliona të punësuar flenë në pozicione të parehatshme, me kokën mbështetur në pëllëmbë dhe qafën e shtrembëruar. Kërkojnë kënde të fshehura ose stola për të pushuar pak, në mënyrë që t’i rezistojnë orëve të gjata të punës, ndaj është më e udhës që punëdhënësit të krijojnë hapësira të përshtatshme për ta”, ka shkruar e përditshmja angleze “Daily Telegraph”, duke përsëritur fjalët e studiuesit Charles Leadbeater.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.