Ndërhyrja ndodhi mes të aktores dhe intervistueses mbi vërtetësinë e citateve pas artikullit të cilësuar si shumë qesharak, por që në fakt kishte të bënte dhe me një shkrim “argëtues”.
Përfaqësuesit e aktores-regjisores Drew Barrymore kanë pohuar se ajo “nuk ka marrë pjesë” në një profil të çuditshëm që ka bërë bujë botuar në revistën argëtuese për agjencinë ajrore Egyptair.
Intervista në revistën “Horus”, e drejtuar nga Aida Tekla, tërhoqi vëmendjen pasi u postua në Twitter nga analisti politik Adam Baron. Paragrafi i tij i hapjes ka goditur me një përbuzje të veçantë, për formulimin e ngathët të aktores, gramatikë të dobët dhe vëzhgime të pandjeshme.
“Pavarësisht se ishte e paqëndrueshme në pjesën më të madhe të marrëdhënieve të saj gjatë jetës, pavarësisht martesave të pasuksesshme dhe jetës së ngarkuar deri të stuhishme që kanë dominuar jetën e saj për disa vite; aktorja e bukur amerikane e Hollivudit, Drew Barrymore, kohët e fundit ka vendosur të marrë një pushim të pakufi për të luajtur rolin më të rëndësishëm, atë të të qenit nënë”.
Më pas artikulli vijon: “Psikologët besojnë se sjellja e saj është e natyrshme, pasi asaj i mungonte modeli mashkullor në jetë pas divorcit të prindërve, periudhë kur ajo ishte vetëm 9 vjeç. Që nga ajo kohë, Drew ka qenë jashtë vëmendjes dhe kujdesit nga një figurë mashkullore. Por fatkeqësisht, gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç planifikohen dhe ajo ende nuk ka pasur sukses në ndonjë marrëdhënie për arsye të ndryshme”.
Përgjigjet e çuditshme që i atribuohen Barrymore-it në seksionin Pyetje-Përgjigje përcjellin gjithashtu debat. Barrymore citohet të ketë thënë: “Nuk mund ta mohoj që gratë kanë bërë një arritje të madhe gjatë shekullit të kaluar, ka përparim të dukshëm nga njerëzit që kanë studiuar statusin e gruas gjatë gjithë historisë”.
Një tjetër përgjigje mbi temën e prindërimit thotë: “Nuk ndjek metoda të caktuara të prindërimit me bijat e mija dhe nuk këshillohem me psikologët … unë përqendrohem në ushqimin e mendjeve të tyre, si dhe të trupave të tyre të vegjël “.
Në një deklaratë në “Huffington Post”, përfaqësuesi i aktores tha se Barrymore “nuk mori pjesë” në ndonjë intervistë.
BBC ka cituar përfaqësuesit e Barrymore të thoshte se ajo “teknikisht … ajo nuk u ul me EgyptAir për një intervistë”, por citimet ishin marrë nga një konferencë shtypi.
Një artikull rreth Barrymore, drejtuar nga Dr. Aida Takla, u botua në gjuhën arabe në Al-Ahram në muajin gusht.
Egyptair mbrojti artikullin në Twitter duke deklaruar: “Kjo është një intervistë e revistës profesionale e kryer nga Dr. Aida Tekla, presidente e HFPA (Hollywood Foreign Press Association) dhe e një prej anëtareve që voton për Golden Globe”.
“Sqarimi” vjen dhe nga vetë Tekla, e cila tha: “Kjo nuk e mohon faktin se intervista me Drew Barrymore, e cila u zhvillua në Nju Jork është e vërtetë dhe shumë larg të pavërtetave. Sa i përket Drew, ne e intervistuam atë disa herë. Unë e pashë atë të rritet para syve të mi, ajo është simpatike dhe e talentuar”.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi https://www.theguardian.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.