Mirëqenie

August 14, 2016 | 9:01

Druajtja disa prej nesh skuqen

A mund ta quajmë fobi? Fenomeni i skuqjes është cilësuar nga specialistët e shëndetit mendor si një fobi me emrin ereutofobia. Ereutofobia karakterizohet nga një frikë e pashpjegueshme që individi përjeton në momentin kur skuqet. Sipas studimeve, një numër i konsiderueshëm njerëzish skuqen në varësi të situatave në të cilat ndodhen. Kur marrim një kompliment, kur ndodhemi në publik dhe e gjithë vëmendja është e fokusuar tek ne, kur jemi pranë dikujt që kemi simpati… Situatat janë të ndryshme dhe arsyet e shfaqjes së kësaj fobie mund të jenë të ndryshme. Një dyshim mbi veten tonë. Papritur ne gjendemi të vëzhguar imtësisht nga të tjerët dhe kjo na sjell përshtypjen se diçka jo e këndshme vihet re mbi ne. E gjithë vëmendja e fokusuar mbi ty. Reagimi psikologjik dhe fizik ndaj skuqjes është i pashmangshëm dhe ndonjëherë i pakontrollueshëm. Skuqja cilësohet si një përvojë e vështirë njerëzore, sepse ajo na vë përpara një vlerësimi vetjak mbi estetikën tonë, ndaj mungesës së besimit personal, duke na krijuar ndjesinë e të qenit plotësisht të zhveshur përpara tjetrit dhe rrethit tonë shoqëror. Sipas mjekësisë kineze sheh mbi fenomenin e skuqjes një aftësi keqmenaxhuese të emocioneve tona. Kur individi përjeton emocione të këqija, këto të fundit transformohen në nxehtësi në gjak. Reagimi fiziologjik i trupit luan një rol shumë të rëndësishëm. Kur njeriu përpiqet të kontrollojë në mënyrë të sforcuar emocionet, ato bllokohen dhe pengojnë energjinë tonë trupore. Ky reagim transformohet si një zjarr i brendshëm duke shkuar drejt zemrës e më pas drejt portretit tonë. Mjekësia kineze e ndihmon shmangien e fenomenit nëpërmjet shpërndarjes së ngrohtësisë, duke praktikuar teknikën e agupunkturës dhe masazhit.

Këshilla

1. Praktikoni joga ose meditim Në nivele dietike: shmangni ushqime që klasifikohen si të ngrohta: kanellë pudër, xhinxhër dhe mish qengji. Konsumoni sa më shumë ushqime që klasifikohen si të ftohta: banane, grurë, mish derri, domate, kastravec dhe nenexhik.

2.E bukura e drojës Përveç vështirësisë së krijimit të marrëdhënieve publike, droja është edhe një tipar karakteri shumë e vlerësuar nga të tjerët. Duke parapëlqyer aspektin reflektues të veprimit, të ndrojturit janë shpesh njerëz të thellë, të aftë për analiza të mprehta. Vlerësohen për aftësinë e tyre për të dëgjuar dhe kuptuar problemet e të tjerëve. Zakonisht janë njerëz të dashur dhe pak mundësi ka që të shfaqin probleme zemërimi ose dhune. Sidomos dinë të jenë romantikë: janë njerëzit klasikë që për të mos u ekspozuar direkt në joshjet dashurore, përdorin me mjeshtëri poezitë, citimet e ngrohta, mendimet e thella ose dhuratat e kujdesshme. Të gjitha gjëra që ndihmojnë në tërheqjen e vëmendjes së të tjerëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top