Muzika u bën mirë të gjithëve, por jo këngëtarëve dhe muzikantëve. Kështu është shprehur këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa për revistën Billboard. Ajo ka thënë se për njerëzit e thjeshtë këngët janë si një terapi, por për muzikantët kjo gjë nuk vlen.
“Është e dhimbshme dhe ironike që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por muzikantët vuajnë në mënyrë disproporcionale nga çështjet e shëndetit mendor”, tha 24–vjeçarja.
Dua me fondacionin “My Dog Black” ka mbledhur deri tani 100 mijë Paund dhe me këtë synohet një fushatë kundër të jetuarit në gjendje të mjerueshme. Frika nga vetmia, dështimi dhe presioni nga rrjetet sociale janë pikat kyç që sipas këngëtares me famë botërore, ndikojnë në gjendjen mendore dhe emocionale të këngëtarëve.
Ajo i ka bërë apel industrisë së muzikës që t’i marrë seriozisht këto ndryshime para se të jetë shumë vonë. Sipas studimeve, rreth 73% e muzikantëve të pavarur kanë probleme shëndetësore.
Burimi / KlanPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.