Këshilla & Arsye

October 12, 2018 | 10:49

Duaje veten! Asnjëherë mos i tolero këto sjellje…

Nëse vërtet e do dhe e respekton veten, nuk duhet t’i tolerosh këto sjellje toksike:

Të veprosh për të kënaqur të tjerët.

Të gjithë duhet të bëjmë gjithçka për të kënaqur veten dhe jo për të kënaqur të tjerët. Mos u përpiq të bindësh të tjerët, sepse shumica duan vetëm të të lëndojnë dhe do të japin 1000 arsye se pse nuk duhet ta ndjekësh zemrën tënde. Duhet të ngrihesh mbi opinionet e të tjerëve dhe të bësh atë që të duket ty e drejtë. Çdo person që e respekton veten, vlerëson opinionin që ka vetë për veten e tij, jo opinionin që kanë të tjerët për të.

Të mendosh gjëra negative.

Nëse e do pozitiv realitetin tënd, atëherë mendimet e tua duhet të shkojnë paralel me mënyrën se si do ta shohësh botën që të rrethon. Nëse ti ke mendime negative, bota përreth do të duket pa ngjyra dhe depresive. Nga ana tjetër, nëse ke një marrëdhënie pozitive me veten, do të shohësh se do të shfaqen një sërë mundësish në jetën tënde, kudo ku t’i hedhësh sytë.

Të qëndrosh në zonën tënde të rehatisë.

Nëse sheh përreth, bota mund të duket si një vend i frikshëm. Kjo është arsyeja se pse shumë njerëz zgjedhin të mos dalin nga zona e tyre e rehatisë, por harrojnë se për t’u rritur, duhet të provosh gjëra të reja. Njerëzit që e respektojnë dhe e duan veten, pëlqejnë ta sfidojnë veten edhe në gjëra të reja, ndaj dil nga zona jote e rehatisë dhe bëj atë që të pëlqen, edhe pse tashmë mund të duket e pamundur për ta bërë.

Të përpiqesh për t’u përshtatur me të tjerët.

Nuk mund të rritesh apo të mësosh, nëse gjithë kohës shqetësohesh për t’i ndjekur të tjerët. Në mënyrë që t’ia dalësh mbanë në këtë jetë, duhet të mësosh t’i besosh instinkteve të tua, jo opinioneve të të tjerëve. Mëso të ndihesh rehat nën lëkurën tënde dhe do të shohësh një botë komplet të re përpara teje.

Të punosh në një punë stresuese.

Për fat të keq, shumica e njerëzve bëjnë punë që i urrejnë, thjesht për të paguar detyrimet si dhe për të përmbushur dëshirat e tyre. Gjithsesi, ti nuk ke pse bëhesh një më shumë në statistika. Ndërkohë që je duke bërë një punë që nuk të pëlqen, fillo dhe kërko për diçka tjetër që të intereson dhe që do ta bëje me qejf.

Të lësh mënjanë shëndetin tënd.

Të ndihesh mirë fillon dhe përfundon me ty. Askush nuk e ka në dorë shëndetin tënd, me të gjithë komponentët e tij. Ndaj, nëse ti nuk ndihesh mirë mendërisht, fizikisht, apo emocionalisht, kërko në jetën tënde për të parë se në cilat aspekte mund të bësh disa ndryshime. Ndryshimet nuk ndodhin brenda natës, por gradualisht, edhe me hapa të vegjël. Çdo person që e respekton veten, vendos shëndetin e tij të parin, sepse e di që nëse nuk e bën këtë gjë, nuk mund ta shijojë jetën në maksimum.

Të përfshihesh në marrëdhënie, në të cilat personi tjetër të kontrollon tej mase.

Nëse ke miq apo një partner tepër kontrollues, atëherë është koha të bësh ndryshime. Nuk duhet t’i tolerosh njerëzit që të kontrollojnë, apo që të manipulojnë. Sipas një artikulli për marrëdhëniet toksike, thuhet: “Marrëdhëniet toksike ekzistojnë në çdo lloj marrëdhënieje dhe janë tepër të dëmshme për shëndetin e kujtdo”. Njerëzit që e respektojnë veten, nuk lejojnë asnjë që t’i kontrollojë jetën e vet.

Të jesh dembel.

Në kohën e teknologjisë, shumë nga ne kanë lejuar smartfonët, tabletat apo kompjuterat që t’i argëtojnë në shumicën e kohës. E kemi humbugr motivimin, sepse na duket më e thjeshtë të ulemi përpara ekranit të një celulari, se sa të dalim në botën e vërtetë dhe të realizojmë synimet tona. Çdo person që e respekton veten, punon fort që të arrijë synimet e veta dhe e di se si ta përdorë kontrollin dhe disiplinën në avantazhin e vet.

Të mos zgjedhësh lumturinë.

Shumë njerëz mendojnë se meritojnë pak në këtë jetë, sepse nuk e vlerësojnë veten aq sa duhet. Gjithsesi, çdo person që e respekton veten, zgjedh çdo gjë që i jep lumturi, pavarësisht se çfarë i duhet të bëjë për ta arritur atë gjë. Ata nuk vendosin kufij në jetën e tyre, sepse e dinë se magjia ekziston vërtet në këtë botë, pavarësisht se çfarë u është thënë të besojnë.

 

Burimi / bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top