Mirëqenie

November 17, 2016 | 8:46

Duar dhe këmbë të ftohta? Ja çfarë problemesh shëndetësore mund të keni

1Është koha e vitit kur njerëzit zakonisht fillojnë të ndjejnë të ftohtë, sidomos në duar dhe këmbë. Ndërkohë që disa fajësojnë motin apo luhatjet në temperaturën e organeve, ekzistojnë shkaqe të tjera të mundshme, të cilat janë shumë më serioze në natyrën e tyre, ashtu si ato do të shpjegohen më poshtë.

 

  1. Qarkullimi i dobët i gjakut

Kur njerëzit pyesin “pse duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta”, një nga përgjigjet më të zakonshme është qarkullimi dobët i gjakut. Kjo mund të ndodhë si rezultat i një jetese jo të shëndetshme dhe pirja e tepërt e duhanit, e cila shkakton ngushtimin e enëve të gjakut dhe kjo zvogëlon rrjedhjen e gjakut në gjymtyrë.

  1. Sëmundje Raynaud-së

Pavarësisht nga natyra e saj relativisht e panjohur, sëmundja Raynaud-së prek 10 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe 90% e tyre janë femra. Enët e gjakut në duar dhe këmbë reagojnë negativisht ndaj temperaturave të ulta apo të stresit, gjë e cila sjell kufizimin e furnizimit me gjak në të gjithë trupin. Një tjetër simptomë e kësaj mund të jetë ngjyra e zbehtë ose e errët e duarve dhe e këmbëve.

  1. Anemia

Anemia shkakton lodhje,  zbehje të lëkurës, së bashku me duart dhe këmbët e ftohta. Kjo shpesh ndodh si rezultat i mungesës së hekurit. Anemia shpesh mund të çojë në sëmundje Raynaud-së në qoftë se nuk diagnostikohet.

  1. Diabeti

Diabeti mund të jetë një shkaktar kryesor për duart dhe këmbët e ftohta. Një kombinim i qarkullimit të dobët dhe tensionit të lartë të gjakut e bëjnë të vështirë që gjaku të arrijë në gjymtyrët tuaja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top