Këshilla & Arsye

June 9, 2016 | 20:01

“Duart e Arta”, 29 piktorë të vegjël në një ekspozitë të përbashkët

Nga Orjona TRESA

Edukimi përmes artit është një vlerë e çmuar nëse fëmijëve ua mësojmë që herët, në vogëlinë e tyre. Shoqërizimi, komunikimi me bashkëmoshatarët, interpretimi dhe loja fizike në një fushë të caktuar të artit, janë elementët bazë që përftohen nga ky rrugëtim. 29 fëmijë të grupmoshave të ndryshme në Tiranë, falë mësimdhënies së artistes Rivelina Boshnjaku, hartuese njëherësh e teksteve shkollore për Artin  Figurativ, për të shtatin vit radhazi kanë çelur ekspozitën e titulluar “Duart e Arta”. Duhet theksuar fakti se pedagogia në fjalë, bën me piktorët e vegjël, apo ata që aspirojnë një gjë të tillë, punë individuale, larg metodës së vjetër ku të gjithë pjesëmarrësit në seancë punojnë të njëjtin model.

Në këtë ekspozitë, secili nga fëmijët kish prezantuar dy nga punimet e tij më të mira. Pikturat, të realizuara me ngjyra, bojëra vaji, por edhe grafik, bardhezi, personifikonin secila, atë që çdo fëmijë kish zgjedhur të përfaqësonte veten e tij. Natyrisht që dalja në dritë për çdo fëmijë kërkon jo vetëm talent, por shumë mund e punë. E pra sot shumë prej tyre e shohin veten më të realizuar nëpërmjet këtyre pikturave.

Artistët e vegjël në punimet e tyre, më së shumti evidentonin pasionin për natyrën, gjelbërimin, kafshët, personazhet e moshës nga librat e filmat, ajo që vërtetë ata dëshirojnë të prekin çdo ditë nga afër. Ekspozita e hapur në ambientet e Qendrës Rinore të Tiranës vinte me mesazhin përcjellës, Muaji i Kulturës dhe Vullnetarizmit. Për piktoren Rivelina Boshnjaku me përvojë 15-vjeçare në punën me fëmijë dhe grupe vulnerabël, si gra dhe minorenë në konflikt me ligjin, fëmijët me nevoja speciale dhe me njerëz të moshës së tretë, ky edicion i shtatë i ekspozitës “Duart e Arta”, konsistonte në promovimin e aftësive artistike, duke i dhënë një rendësi të veçantë aplikimit të teknikave të ndryshme piktorike si një element i rëndësishëm dhe tepër individual për të shprehur botën e artistit. Në krah të mësueses-piktore ishte edhe Kristiana Sterio në rolin e asistentes, e cila ka ekspozuar gjithashtu punimet e saj të fundit, duke sfiduar natyrën që i ka kushtëzuar asaj aftësitë fizike.

Dhe nuk mbaron me kaq. Rivelina Boshnjaku shprehet që sezoni i ri i cili pritet të nisë në shtator, do të nxjerrë vitin e ardhshëm punime të tjera të piktorëve të vegjël.

20160607_183757

8

6

4

2

1

3

Kristiana Sterio, asistente e ekspozitës “Duart e Arta”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

7

8

20160607_183700

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top