Këshilla & Arsye

December 5, 2016 | 9:18

Duhanpirësit nën 50-vjeç, 8 herë më të rrezikuar nga sulmet në zemër

Duhanpirësit nën moshën 50-vjeç kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me personat që nuk konsumojnë duhan.

1

Ky konstatim vjen, pas një studimi të bërë nga revista mjekësore “BMJ Heart” në Britani, ku pas studimeve të bëra, ka rezultuar se duhanpirësit poshtë të pesëdhjetave janë më të rrezikuarit se çdo grupmoshë tjetër nga sulmet kardiake.

Në studim janë analizuar të dhënat e mbi 1,727 njerëzve, të cilët kanë vuajtur nga infarkti i miokardit.

Nga këto, pothuajse gjysma ishin duhanpirës (48.5%), ish-duhanpirës (27%) dhe jo-duhanpirës (24.5%). Pas studimit, rezultoi se personat që pinin duhan dhe ishin 10 vite më të vegjël se ata që ishin jo-duhanpirës, kishin 3 herë me shumë mundësi për sulmet kardiake.

Ndërsa duhanpirësit nën moshën 50-vjeç janë 8.5 herë më shumë të rrezikuar nga sulmet e zemrës. Sipas shkencëtarëve britanikë, duke pasur parasysh se të rinjtë kanë më pak faktorë kardiovaskularë të rrezikut (si hipertension, kolesteroli i lartë, diabet etj.), kjo përqindje e lartë i atribuohet kryesisht duhanit.

Një studim i dytë nga shkencëtarët amerikanë, i publikuar në revistën“American Journal of Medicine”, tregon se edhe në qoftë se dikush vendos të lërë duhanin në moshë 60-vjeç, do të përfitojë, sepse do të zvogëlojë mundësinë për të vdekur para kohe. Duhani mbetet shkaku kryesor i kancerit dhe vdekjeve të parakohshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top