Këshilla & Arsye

May 11, 2019 | 8:33

Duhen apo nuk duhen konsumuar makaronat në mbrëmje? Ja mendimi i ekspertëve…

Ushqimi është një nga dashuritë më të mëdha për çdo njeri por zgjedhja e tij duhet të jetë shumë e kujdesshme.

Një nga ushqimet më të preferuara për secilin nga ne janë makaronat por për shkak se kanë përbërje brumi njerëzit evitojnë t’i konsumojnë në vaktin e darkës.

Pavarësisht gojëdhënave të shumta, që flasin për rëndim të stomakut apo probleme me tretjen, të konsumosh makarona në vaktin e darkës nuk është e dëmshme.

Një studim i fundit mbi efektet e makaronave, nxjerr në pah një tjetër të vërtetë. Në të rezulton se nëse ky ushqim konsumohet në mbrëmje, ka efekte pozitive në organizëm, qetëson, nuk shëndosh dhe lehtëson gjumin.

Madje sipas studimit, nëse makaronat konsumohen në orët e fundit të ditës në ato raste kur vuajmë nga pagjumësia apo jemi të stresuar, përmirëson ndjeshëm gjendjen tonë falë përbërësve si triptofani dhe vitaminat e grupit B.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top