Këshilla & Arsye

October 27, 2018 | 9:18

Duhet apo nuk duhet të pijnë kafe gratë shtatzëna? Ja përgjigja e ekspertëve…

Ekspertët kanë bërë një studim nëse gratë shtatzëna duhet të konsumojnë kafe dhe si ndikon në shëndetin e tyre dhe të fëmijës. Sipas studiuesve, gratë që presin të sjellin në jetë një fëmijë duhet të ulin konsumimin e kafeinës. Ata sugjerojnë se duhet të kenë nën kontroll kafenë apo pijet e tjera që përmbajnë kafeinë, pasi kjo e fundit shkakton rritjen e rrahjeve të zemrës, gjë që nuk është e mirë.

Por, studimet kanë treguar gjithashtu se pirja e kafeinës në mënyrë të rregullt dhe të balancuar nuk shkakton dëmtime në sjelljen e foshnjës. Studimet kanë treguar se kafeina nuk ndikon në koeficientin e inteligjencës së fëmijës. Studiuesit shprehen gjithashtu se kafeina nuk jep ndonjë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve.

Kështu që, gratë shtatzëna mund të pinë kafe në mëngjes nëse dëshirojnë, duke mos u shqetësuar se mund të dëmtojnë fëmijën e tyre. Por, është e rëndësishme që të zbatoni një normë të konsumimit të kafeinës. Nuk është e këshillueshme që të pini disa filxhanë me kafe gjatë ditës, pasi kjo ju shton rrahjet e zemrës. Çdo trup është i ndryshëm dhe gjithkush e di mirë se si funksionon trupi i tyre.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top