Këshilla & Arsye

December 3, 2018 | 14:51

Duhet apo nuk duhet t’ua tregoni të vërtetën e babagjyshit fëmijëve? Ja çfarë thonë psikologët…

Përderisa shumica e njerëzve pajtohen se është gjë e keqe t’i gënjeni fëmijët, shumica e prindërve bëjnë përjashtime te çështja e Babagjyshit, i cili është prezent në festat e fundvitit. Normalisht, jo gjithkush është adhurues i kësaj tradite. Disa e kundërshtojnë mitin e babagjyshit të Vitit të Ri, për shkak të bindjeve fetare, disa tjerë i frikësohen ditës kur fëmijët e kuptojnë të vërtetën, etj.

Por, çfarë efekti ka në të vërtetë çështja e Babagjyshit te fëmijët dhe zhvillimi i tyre? A është më mirë t’ua tregojmë të vërtetën apo t’i gëzojmë me gënjeshtra? Çfarë thotë shkenca?

Argumentet që thonë se duhet t’ua tregoni të vërtetën sa më parë

Një nga brengat më të zakonshme është se nëse prindërit e gënjejnë fëmijën, ky i fundit mund ta humb besimin te prindërit.

Ndonëse çështja e humbjes së besimit është diçka që mund të ndodh, ekspertët thonë se prapëseprapë mbetet diçka që mund të menaxhohet. Për shembull, kur fëmija fillon ta vë në pyetje ekzistencën e Babagjyshit, ju mund të bëni një bisedë të sinqertë dhe t’i tregoni se përse e keni mbështetur këtë besim – duke theksuar kënaqësinë që ka përjetuar dhe dhuratat e marra.

Një tjetër problem potencial është se inkurajimi i fëmijëve në besimin e babagjyshit mund t’ua vështirësojë fëmijëve dallimin mes fantazisë dhe realitetin – gjë e cila me shumë mundësi mund ta ngadalësojë zhvillimin e tyre kognitiv. Por, hulumtimet sugjerojnë se aftësia për ta ndarë faktin nga trillimi fillon në fëmijërinë e hershme dhe rritet me moshën. Në fakt disa studime sugjerojnë se fëmijët me jetë të pasur me fantazi mund të jenë shumë më të aftë në identifikimin e dallimeve mes fantazisë dhe realitetit.

Argumentet që thonë se duhet ta lini fëmijën të besojë në Babagjysh.

Janë dy argumente kryesore se përse duhet ta lini fëmijën të besojë në Babagjysh:

– Një argument është kënaqësia që marrin nga ideja e një plaku zemërgjerë me mjekër të madhe dhe një çantë të mbushur me dhurata.

– Argumenti tjetër është se fëmijët bëhen më i sjellshëm sepse mendojnë që duke vepruar ashtu ata do të sigurojnë shpërblime të mira. Sidoqoftë, çdo përfitim afatshkurtër që marrin fëmijët nga miti i Babagjyshit zhduket kur ata ndalojnë së besuari në të.

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top