Mirëqenie

January 31, 2017 | 9:26

Duhet ta heqim lëkurën e peshkut apo ta konsumojmë?

Viktoria Naço Dietologe

Viktoria Naço
Dietologe

Besoj se të gjithë kanë dëgjur dhe mësuar për yndyrat esenciale omega -3 dhe omega 6 që na ofrojnë peshqit. Në ditët e sotme më shumë se 90% e popullsisë konsumojnë më pak sesa duhet omega 3 dhe omega 6. Ndërkohë dieta e tyre është shumë e pasur në yndyrë të rafinuar dhe të përpunuar (trans yndyrë).

Në rastin e peshkut kur ne i lyejmë me miell dhe i skuqim, një sasi e yndyrës së ”mirë” që ne duam oskidohet! Atëherë…?

1) Do të këshilloja të preferonim peshkun e pjekur dhe jo atë të skuqur

2) Mund të pregatitet edhe supë, mund të përdorni fileto peshku për të evituar hallat dhe t’i ofroni tek fëmijët e vegjël.

3)Në rast se keni nje peshk të skuqur atëherë duhet të hiqni lëkurën, sindomos kur peshku është rezervati.

4) Kur jeni mbipeshë do të këshilloja gjithashtu të mos e konsumoni lëkurën

5) Ndërsa kur keni një peshë trupore të ulët mund të konsumoni lëkurën, por preferoni peshkun natyral.

Dieta mesdhetare na udhëzon të konsumojmë 2-3 herë në javë peshk.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top