Në fokus

June 29, 2017 | 17:37

Durrës/ Djali vret prindërit. Psikologia Anxhela Peza: Si të identifikoni sëmundjet mendore

Përgatiti: Anisa Xhani

 

*Autori që vrau nënën dhe babain në Xhafzotaj të Durrësit ende nuk ka treguar për krimin e bërë mëngjesin e sotëm. Policia thotë se ai ndodhet në gjendje shoku. Ishte ora 07:55 minuta e kësaj të enjteje kur policia u njoftua për një krim të dyfishtë në familje. Leo Nika 29 vjeç, për motive ende të paqarta kishte qëlluar me çifte mbi nënën dhe babain e tij, duke i lënë të vdekur në vend.

Nga hetimet e para dyshohet se autori i martuar me një fëmijë, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe në momentin e arrestimit ka qenë i dehur.

Anxhela Peza Psikologe Klinike dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë zhvilluam një intervistë me psikologen Anxhela Peza.

Çrregullimet mendore, kaq shumë të paragjykuara edhe të folura, prekin qindra-milionë njerëz në çdo pjesë të botës dhe ndikojnë në jetën e të afërmve. Një në katër veta preket nga ndonjë çrregullim mendor në një moment të jetës. Depresioni është kontribuesi kryesor i paaftësisë në mbarë botën. Skizofrenia dhe çrregullimi bipolar janë ndër çrregullimet më të rënda që shkaktojnë paaftësi. Ndonëse prekin një numër marramendës njerëzish, çrregullimet mendore mbahen fshehur, lihen pas dore dhe paragjykohen.

Çfarë janë sëmundjet mendore?

Specialistët i përkufizojnë çrregullimet mendore si mosfunksionim serioz në mënyrën e të menduarit të dikujt, në kontrollimin e ndjenjave dhe në sjellje. Kjo gjendje shpesh e pengon personin në marrëdhëniet me të tjerët dhe të përballojë sfidat e jetës. Shkalla e simptomave mund të ndryshojë për nga kohëzgjatja dhe intensiteti, në varësi të individit dhe të sëmundjes specifike e rrethanave. Mund të preken njerëz të çdo gjinie, moshe, kulture, race, feje ose arsimimi dhe gjendjeje ekonomike.

A janë njerëzit me sëmundje mendore më të prirur për të kryer vrasje?

Sëmundjet mendore kanë trajtime medikametoze kur është e nevojshme, gjithashtu ndiqen dhe nga specialistët psikoterapeut, psikologët klinikë. Një nga rrezikshmëritë e mëdha është simptoma e agresivitetit, apo e halucinacioneve dhe deluzioneve të pacientit, pa harruar dhe çrregullime të tjera më të rënda.  Ndaj shumë vrasje bëhen pikërisht nga këto shqetësime psikologjike.

Si mund ta kuptojmë se kush është në rrezik të bëhet i dhunshëm?

Psikozat e fshehura, mos trajtimi medikamentoz, lënia e çrregullimit të përkeqësohet, provokimi i ngjarjeve, ku psikika e tij (pacientit) nuk e përballon dot. Gjithashtu dhe mos menaxhimi i krizës psikotike apo agresorit ne kohë.

 Do kisha dëshirën e mirë të shtoja se  sëmundjet mendore mund të indentifikohen nga:

  • Acarim i vazhdueshëm dhe konfuzion
  • Përdorimi i gjuhës me vrasje, dhunë, etj
  • Humbje e mendimeve. Abuzojnë me strukturën gramatikore.
  • Shprehje të agresivitetit, e zëvendësuar me një sulm fizik të papritur duke marrë  kënaqësi
  • Shfaqje të halucinacioneve, iluzione (disa ide, argumentet dhe konkluzionet nuk korrespondojnë me realitetin, të marrë në posedimin e vetëdijes njerëzore
  • Kërcënimet apo mbivlerësimi i vetes dhe i aftësive

MOS QËNDRONI INDIFERENTË NDAJ PROBLEMEVE PSIKOLOGJIKE. DREJTOHUNI TE PSIKOLOGU PA QENË ENDE VONË PËR TE PSIKIATRI!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top