Në fokus

July 7, 2017 | 11:18

Dy adoleshentë i japin fund jetës në qytetin e Fierit/ Disa shenja që paralajmërojnë vetëvrasjen

Vetëvrasja është ende shkaku kryesor i vdekjve në mesin e të rinjve të moshës 15-24 vjeç. Një 20-vjeçar nga qyteti i Fierit i dha fund jetës, pasi u nda nga e dashura dhe vetëm një ditë më pas një 19 –vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati  në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit, ku bashkëjetonte me një 33-vjeçar.

1

“Prej 10 ditësh ai është shfaqur i mbyllur në vetvete dhe i shkëputur nga komunikimet, por nëna e tij i ka thënë policisë se nuk e mendonte kurrë që të shkonte deri në këtë pikë.”

images-22“Ajo vetëm qante, nuk e kuptoja dot se çfarë kishte”, ka thënë ai para policisë në gjendje të tronditur.  Fqinjët e çiftit thonë se ata ishin problematikë, dhe ziheshin shpesh me njëri-tjetrin.

Vetëvrasja është shumë komplekse dhe shpesh nuk varet nga një arsye ose shkak i veçantë. Disa shenja që paralajmërojnë vetëvrasjen:

  • Flasin për vdekje ose vetëvrasje, madje edhe me shaka
  • Shprehje të mungesës së shpresës ose të bllokimit
  • Tërheqjen nga miqtë dhe familja
  • Rritjen e përdorimit të alkoolit ose të drogave të tjera
  • Shprehje të zemërimit apo hakmarrjes
  • Ndryshime dramatike në humor
  • Hulumtimi në metodat e vetëvrasjes në internet
  • Bërjen e marrëveshjeve përfundimtare, të tilla si duke u thënë lamtumirë miqve dhe familjes
  • Depresion për një periudhë të konsiderueshme kohore

Kur duhet të shqetësoheni dhe çfarë të bëni ?

Sa më shumë paralajmërime që tregon fëmija juaj, aq më shumë shqetësime ka. Mos injoroni instinktet tuaja. Pyesni adoleshentin drejtpërsëdrejti nëse po mendon për vetëvrasje. Kërkoni ndihmën e profesionistit! Është e rëndësishme të mbani mend se rimëkëmbja është e mundur.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top