Dy djem italianë, Mateo Ibro dhe Antonio Falsetti, përkatësisht 17 dhe 16 vjeç, studentë të një shkolle në Castellanza (Varese), kanë krijuar një dorezë që mund të ndryshojë jetën e mijëra njerëzve. Është një dorezë që, nëse lidhet me një smartphone, mund të përkthejë gjuhën e shenjave në gjuhë verbale. Kjo do të lejonte që njerëzit e shurdhër të jenë në gjendje të komunikojnë me të gjithë.
Projekti quhet “Mirëmëngjes”, dhe është rezultat i një projekti më të gjerë arsimor dixhital të nisur nga Microsoft Italia dhe Fondazione Mondo digitale.
Ideja e dy studentëve të rinj ishte të studionin një teknologji të aftë për të përkthyer shenjat në tinguj, duke përdorur sensorë lakimi. Unazat, të cilat futen në gishta, janë të lidhura me një kartë, nga ana tjetër, e lidhur me një altoparlant: një tingull, një fjalë shoqërohet me secilën pozicion të duarve. Kur një person përdor gjuhën e shenjave, fjalët e tij shprehen me një zë sintetik.
Shpresohet që projekti, rezultat i zgjuarsisë dhe altruizmit të dy djemve dhe gjithë klasës së tyre, mund të përmirësohet dhe përdoret për të përmirësuar jetën e dhjetëra mijëra njerëzve të shurdhër që jetojnë në Itali dhe kombe të tjera të bota.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.