Fëmija nuk mund të vetëedukohet, atij i duhet model dhe kohë, për të realizuar këtë proces kaq të vështirë.
Dy elementët, koha dhe modeli, janë vendimtarë që fëmija të realizojë atë që pritet nga ai, të jetë një qytetar i mirë.
Pra, jo rastësisht, të gjithë edukatorët e mëdhenj, që nga kohët e vjetra e deri në ditët tona, tërheqin vëmëndjen tek dy dukuri të të rriturit, të cilat janë: padurimi dhe mosserioziteti. Padurimi dhe mosserioziteti i të rriturit, është armiku i edukimit të fëmijës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.