Në fokus

December 17, 2019 | 8:05

Dy emocionet që rrisin me 75% rrezikun e sulmit në zemër

Për vite të tëra mjekët nuk e kanë marrë parasysh “ndikimin e emocioneve” në shfaqjen e sëmundjeve të shumta. Një studim në Universitetin e Sidneit zbulon një fakt shqetësues: rritjen e rrezikut nga një sulm në zemër me 8.5 herë, dy orë pas përjetimit të emocioneve të forta, si zemërim dhe ankth. Në rastin e sulmeve të panikut, rreziku është edhe më i madh, rritet me 9.5 herë.

1

Ky studim konfirmon se një sulm ankthi apo zemërimi intensiv, në fakt mund të shkaktojë një sulm në zemër. Përveç kësaj, rreziku nuk është i kufizuar në kohën kur ne jemi duke përjetuar këto emocione, por shtrihet edhe në dy orët në vijim.

Gjatë studimit janë analizuar të dhënat e 313 njerëzve, që vuanin nga mbyllje akute të arterieve koronare. Psikologët e analizuan me kujdes emocionet që kishin përjetuar pjesëmarrësit në studim dy ditë para se të pësonin një atak në zemër. Ata raportuan ndjesi të tilla si: tension i muskujve, humbje të kontrollit dhe zemërim.

Shkaqet kryesore të këtyre emocioneve ishin:

– Diskutimet në familje – 29%

– Diskutimet me të tjerë – 42%

– Problemet në punë – 14%

– Situata në lidhje me ngarje të makinave – 14%

Studimi gjithashtu zbuloi se kur njerëzit përjetojnë ankth apo zemërim të thellë kanë ndryshime në nivelin fiziologjik të tilla si, rritja e presionit të gjakut në zemër, forcim i enëve të gjakut dhe rritje të koagulimit të gjakut. Të gjitha këto janë faktorë të rrezikut që lidhen me “fillimin e një sulmi në zemër”.

Njerëzit që vuajnë nga ankthi kronik, ose zemërohen shpesh, janë më të prirur për sëmundje kardiovaskulare me kalimin e kohës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top