Në fokus

April 22, 2019 | 8:52

Dy faktorët kryesorë që ulin rrezikun e kancerit

Për gratë që kanë më shumë shtatzëni rreziku i zhvillimit të kancerit të gjirit është zvogëluar me 50% krahasuar me ato që kanë vetëm një fëmijë dhe janë bartëse të mutacionit BRCA1. Kjo del nga një studim i shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Columbia.

Më pak rrezik edhe nëse jeni të predispozuar

Rreziku i kancerit të gjirit për bartësit e BRCA1 dhe BRCA2 është më i madh, por shtatzënitë e shumta dhe ushqyerja me gji mund ta zvogëlojnë këtë predispozitë: për gratë me mutacion BRCA1, rreziku reduktohet me 21% në rastin e 2 shtatzënive, 30% në rastin e 3 shtatzënive dhe 50% në rastin e 4 të tillave. Për gratë bartëse të mutacionit BRCA2, nga ana tjetër, ekspertët nuk treguan një ulje të rrezikut përveç në rastin e 4 ose më shumë shtatzënive.

Roli i hormoneve

Ekspertët shpjegojnë se ndërprerja hormonale e lidhur me shtatzëninë e parë mund të ketë një ndikim pak a shumë të rëndësishëm në rrezikun e kancerit të gjirit në varësi të moshës së konceptimit.

Vezoret

Kanceri i gjirit dhe kanceri i vezoreve të shkaktuara nga mutacione gjenetike BRCA 1 dhe 2, të njohur edhe si “mutacion i Jolie”, kanë 50% shanse të transmetohen nga të dy prindërit tek fëmijët, si djemtë ashtu edhe vajzat. Testet e BRCA janë një mjet i vlefshëm për të identifikuar praninë e çdo situate me rrezik të lartë gjenetik te gratë me kancer të gjirit ose të vezoreve dhe te gratë e reja të shëndetshme.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top