Të gjithë ata që janë përpjekur të humbasin peshë, e dinë sesa e vështirë është që të heqësh dorë nga ushqimet dhe pijet e preferuara.
Shkencëtarët kanë sugjeruar se dy gota vetë përpara se të shtriheni në shtrat, mund t’ju ndihmojnë që të humbisni peshë.
Po, e lexuat mirë. Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Uashingtonit dhe Shkolla Mjekësore e Harvardit, është arritur në përfundimin se një nga polifenolet që gjendet tek vera, i quajtur resveratol, ndihmon në humbjen e peshës.
Resveratoli ndihmon në reduktimin e masës dhjamore si dhe largon oreksin tuaj, kështu që ju nuk do të keni shumë uri.
Por, nëse nuk ju pëlqen vera dhe nuk e pini dot atë, polifenoli i dobishëm gjithashtu mund të gjendet në disa fruta, si boronicat, luleshtrydhet dhe rrushi.
Burimi / http://www.gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.