Konsumi i kosit, dy ose më shumë herë në javë, mund të ndihmojë për të parandaluar, të paktën tek meshkuj, rritjen e “adenomave të zorrëve”, format e para kanceroze që mund të përfaqësojnë fillimin e kancerit kolorektal. Kjo është sugjeruar nga një studim i botuar në gazetën Gut nga Yin Cao, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit, në Uashington DC. Studimi përfshiu mbi 32 mijë meshkuj dhe mbi 55 mijë femra, të gjithë kryenin endoskopinë për të parë traktin e zorrëve.
Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët e ushqimit dhe raportuan në hollësi konsumin e kosit. Gjatë periudhës së vëzhgimit, studiuesit diagnostikuan 5811 adenomë tek meshkujt dhe 8116 në femra. Konsumi i kosit të paktën dy herë në javë u shoqërua vetëm tek meshkuj, me një reduktim prej 19% të rrezikut të adenomave dhe në veçanti me një reduktim prej 26% të rrezikut të adenomave të rrezikshme, me risk të lartë për t’u kthyer në tumore.
Ky është vetëm një studim vëzhgimor dhe në vetvete i pamjaftueshëm për të krijuar një marrëdhënie shkak-pasojë midis konsumit të kosit dhe rrezikut të reduktuar të adenomave. Megjithatë, është një studim solid, theksojnë autorët. Është e mundur që enzimat e qumështit në kos të zvogëlojnë formimin e adenomave duke luftuar akumulimin e substancave toksike në traktin e zorrëve dhe nëpërmjet veprimit të tyre anti-inflamator. Megjithatë, mbetet të sqarohet pse aftësia mbrojtëse e dhënë nga konsumimi i kosit nuk shfaqet tek gratë.
Burimi / www.ilmessaggero.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.