Dy muaj meditim prodhojnë efekte pozitive mbi lëndën gri. Sipas një studimi botuar në “Psychiatry Research: Neuroimaging”, pjesëmarrësit në këtë studim kanë ndjekur teknika të ndryshme meditimi mesatarisht 27 minuta për çdo ditë. Protokolli i këtij eksperimenti përfshinte ushtrime për të përmirësuar ndërgjegjësimin. Përveç ndikimit në zonën që ndikon në procesin e memories, ndjenjave dhe të mësuarit, instrumentet diagnostikuese në dispozicion të studiuesve kanë nxjerrë në pah edhe përmirësimin e funksionit të amigdalës, e cila ka një rol thelbësor mbi ankthin dhe stresin. Megjithatë, 8 javë “e ndryshojnë” trurin, por nuk eliminojnë plotësisht stresin. Ky zbulim i hap dyert mundësisë për kërkime të tjera mbi fuqinë e meditimit, siç mund të jetë mënyra për t’u mbrojtur ndaj stresit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.