Sindikata UNIA në Zvicër kërkon liberalizimin e mëtejshëm të kodit të punës. Për të zbatuar kërkesat e tyre, UNIA ka prezantuar një studim për stresin, që përjetojnë punonjësit në zyrat e punës. Sipas një sondazhi të Unia-s, 70 për qind e stafit nëpër zyra ankohen nga stresi.
UNIA mbështeteti një anketë online në sektorë të tillë, si sigurimet, sigurimet shëndetësore, teknologjinë e informacionit, reklamat, administratë dhe banka. Në anketë morën pjesë 586 njerëz, kryesisht femra.
Pjesa më e madhe e të punësuarve (69.8 për qind) ndjehen të stresuar në vendin e punës. Vetëm 6.2 për qind thonë se ata nuk janë të stresuar asnjëherë ose rrallë.
Përfundimi: Stresi në punë ka ndikim negativ mbi shëndetin fizik dhe mendor.
“Shumë punonjës ndjehen të zënë ngushtë, të lodhur, nervoz dhe të irrituar për shkak të stresit”, shkruan UNIA.
Presioni në kohë është arsyeja kryesore për stresin, 58.7 për qind e të anketuarve u shprehën se “presioni në kohë” është arsyeja kryesore që sjell stresin në punë. 46 për qind ka të bëjë me “presionin në performancë” dhe 40.5 për qind nëse ka “udhëzime të paqarta” dhe “ditë e gjatë pune”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.