Është tronditëse për disa prej nesh kur ne vërejmë se ngjyra e flokëve po ndërron në gri. Si ndodh kjo? Jemi duke u plakur? Megjithëse flokët gri janë një shenjë e moshës, shumica prej nesh mund ta rregullojmë këtë gjë nëse dëshirojmë.
Është e lehtë – me vetëm një kuti boje në dyqanet e bukurisë. Sidoqoftë, disa prej nesh e urrejnë mendimin që ta përsërisin procesin muaj për muaj të ngjyrosjes së flokëve dhe gjithashtu e urrejnë t’i dëmtojnë flokët me kimikate të tilla.
Por, ka mënyra natyrore për të trajtuar flokët gri:
Thinjat në flokë mund të shkaktohet nga gjëra të ndryshme si hormonet e luhatshme, pirja e duhanit, stresi, ndotjet, ftohjet kronike, sinuset, çrregullimi i tiroides, kequshqyerja, kimioterapia ose melaninat e ulëta. Së pari, duhet të përpiqeni të rregulloni fillesat tuaja të argjendta duke gjetur shkakun rrënjësor dhe duke ndryshuar stilin e jetës tuaj dhe dietën.
Sidoqoftë, kur ngjyra e flokëve del jashtë kontrollit dhe ato fillojnë të marrin ngjyrë dominuese gri, ekziston një rregullim që përdorë vetëm dy përbërës natyrorë që ju ndoshta keni në shtëpinë tuaj.
Përbërësit:
Vaj kokosi organik (50ml)
4 lugë çaji lëng limoni organic
Udhëzimet:
Përzieni përbërësit së bashku në një tas derisa ato janë të përziera mirë. Pastaj masazhoni përzierjen në flokët dhe kokën tuaj derisa të jetë e mbuluar plotësisht. Lëreni për një orë para se ta lani me një shampo të butë. Ju do të duhet ta përsërisni këtë proces një ose dy herë në javë.
Vaji i kokosit ndihmon për të përmirësuar gjendjen e flokëve tuaj, kushtet e kokës suaj, për të nxitur rritjen e flokut, për të forcuar fijen e flokut, për të trajtuar flokët e dëmtuar dhe gjithashtu ndihmon në luftimin e zbokthit.
Përmbajtja e vitaminës B, vitaminës C dhe fosforit në lëng limoni gjithashtu ushqen flokët, trajton shkakun e flokëve gri dhe parandalon rënien e parakohshme.
Burimi / http://www.balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.