Ndërrimi i stinëve dhe rënia e temperaturave ndihen mënjëherë në lëkurën e fytyrës. Për të luftuar këtë janë dy përbërës natyralë që ju bëjnë të dukeni disa vjet më të ri dhe do t’ju japin lëkurë më të butë: mjaltë dhe sodë buke. Njëra pastron, tjetra largon qelizat e vdekura!
E thjeshtë dhe ekonomike
Ne sugjerojmë një maskë fytyre absolutisht të thjeshtë dhe ekonomike, por me bazë përbërës natyralë. Thjesht armatosuni me një kavanoz me mjaltë dhe një paketë sodë buke.
Përgatitja
Vetëm këta dy përbërës natyralë do t’ju bëjnë të dukeni disa vjet më të ri:
Merrni një vazo të thjeshtë qelqi, shtoni një lugë sodë buke dhe një lugë mjaltë, përziejini mirë për disa minuta, derisa të krijohet një përzierje homogjene. Masën e përftuar përhapeni në fytyrë me lëvizjen klasike rrethore të kremrave të fytyrës, lëreni të pushojë për 3/4 minuta dhe më shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Sugjerohet që këtë maskë ta aplikoni një herë në muaj, maksimumi dy.
Pse mjaltë dhe sodë buke
Por pse e rekomanduam këtë maskë me mjaltë dhe sodë buke? Për shkak se veprimi i tyre i njëkohshëm lejon të sulmojë papërsosmëritë e fytyrës, të zvogëlojë stresin dhe ta pastrojë atë. Mjalti, nga ana e tij, do të sjellë ëmbëlsinë dhe butësinë që do të garantojë elasticitetin e lëkurës.Kjo maskë është e përshtatshme për ata që janë në kontakt të përditshëm me agjentë atmosferikë, smog dhe të ftohtë. Prandaj është ideale për ata që punojnë kryesisht jashtë, në mjedise të ftohta dhe të thata, në zona të pasura veçanërisht me pluhur dhe depozita ndotëse.
Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.