Mungesa e hekurit mund të shndërrohet në anemi. Në jetën e përditshme ne mund të kem nivele të ulëta të hekurit përmes shumë mënyrave, prandaj është vitale ta dimë si ta parandalojmë dhe trajtojmë këtë. Mungesa e hekurit është kur trupi nuk ka mjaftueshëm hekur, i cili është përgjegjës për prodhimin e hemoglobinës – proteinë në qelizat e kuqe të gjakut e cila i lejon ato të bartin oksigjenin përgjatë trupit.
Mungesa e hemoglobinës i bën muskujt dhe indet të mos punojnë në mënyrë efikase, e pastaj kjo rezulton në anemi.
Lodhja e pazakontë
Lodhja është simptomë shumë e zakonshme e mungesës së hekurit. Kjo për shkak se mungesa e hemoglobinës kontribuon që të ketë më pak oksigjen në muskuj dhe inde, e kështu shfaqet lodhja.
Lëkura e zverdhur
Hemoglobina në qelizat tona të kuqe të gjakut është ajo çfarë i dhuron lëkurës ngjyrë të shëndetshme. Për shkak të mungesës së hekurit, trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm hemoglobinë për qelizat e kuqe të gjakut për të kontribuar në pjesën tjetër të trupit, e kjo pastaj shpie në zverdhje të lëkurës.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.