Ka gjëra që një nënë nuk duhet t’i dëgjojë, sidomos nga fëmijët e saj. Cilat janë 12 gjërat që ju nuk duhet t’ia bëni ose tregoni një nëne?
Gratë shpesh kanë një tendencë për t’u përmirësuar, veçanërisht pasi kanë lindur një fëmijë. Ato përpiqen të jenë më të qeta, më të disiplinuara dhe më optimiste për të vendosur një shembull të mirë.
Ka nëna që nuk punojnë për t’u kujdesur për fëmijët e tyre, dhe të tjera që punojnë shumë për të siguruar mirëqenien e fëmijëve të tyre. Për shkak të këtyre përpjekjeve, ka disa gjëra që kurrë nuk duhet t’u thuhen apo bëhen nënave dhe ne po flasim për qëndrimet që me të vërtetë lëndojnë.
Le të shohim së bashku cilat janë ato:
- Të mos i përgjigjeni telefonatave të vonshme:
A e keni idenë se sa tragjedi mund të kalojë në kokën e nënës në ato sekonda kur mendojnë nëse do të përgjigjeni apo jo?
- Të thoni se ushqimi që ka gatuar është i keq
Ajo mund të ketë pasur një ditë të keqe, nuk është e nevojshme të kritikoni darkën që ajo ka përgatitur për të gjithë
- Të qeshni me të
Në një moment nervozizmi, duke qeshur ose tallur nënën tënde në përpjekje për të ëmbëlsuar gjërat, mund ta keqësoni situatën.
- T’i thoni se e urreni
Asnjëherë, mos e thuaj këtë, madje edhe në një moment zemërimi, sepse është e pamundur që fëmija të urrejë nënën e tij. Nuk ka rëndësi se sa vjeç jeni. Çdo nënë ka lëvizur detin dhe malet për jetën e një fëmije. Një frazë të tillë ajo thjesht nuk e meriton.
- Të harroni ditëlindjen ose Festën e Nënës
Një letër, një lule ose një kuti me çokollata dhe një pasdite e mirë nën shoqërinë tuaj nuk kushton asgjë dhe mbush zemrën e nënës me kënaqësi.
- Nuk i kushtoni vëmendje
Një nga gjërat që kurrë nuk duhet të bëni me një nënë është të shmangni kalimin e kohës me të. Pa marrë parasysh sa të vjetër jeni dhe angazhimet tuaja, ju mund të gjeni lehtësisht kohë për të kaluar një mëngjes nën shoqërinë e saj.
- Anashkalimi i problemeve të kaluara
Asnjëherë mos i anashkaloni problemet dhe diskutimet e kaluara që mund t’ju bëjnë të vuani. Është shumë më mirë të vendosësh një lutje për disa çështje dhe të praktikosh faljen.
- Të qëndroni një kohë të gjatë pa e parë
Jeta e lodhshme e ditëve të sotme e bën të vështirë kalimin dhe përshëndetjen e saj çdo ditë. Ju kurrë nuk duhet të arrini deri në pikën ku t’iu pyesin se kur ishte hera e fundit që e keni parë.
- Të mos u tregoni nipërit e mbesat
Edhe nëse jetoni larg, teknologjia e sotme na vjen në ndihmë duke na sjellë më pranë njerëzve. Përdorimi i saj për të zvogëluar distancën për nipërit e mbesat e saj mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme për ta bërë atë të ndihet pjesë e familjes. Sidoqoftë, fotot nuk dalin kurrë nga moda.
- Të fajësoni atë për zgjedhjet tona
Sigurisht, nënat ndikojnë shumë në vendimet tona, por në fund ai që i merr ato jemi ne. Gjetja e një fajtori tjetër nuk do t’i bëjë gjërat më mirë se ato.
- T’i bërtisni
Ngritja e zërit tuaj kundër dikujt tregon mungesë respekti. Ta bësh këtë me nënën tënde është akoma edhe më keq.
- Ta lini vetëm në pleqëri
Një nga gjërat më të këqija që nuk duhet t’ia bëjmë një nëne. Pas një pjese të mirë të jetës, shumë nëna përfundojnë vetëm dhe pa ndihmën e fëmijëve të tyre.
Në Fjalët e urta, në Bibël, kemi një mësim të madh se si duhet ta trajtojmë nënën tonë: “Biri im, mbaj urdhërimin e atit tënd dhe mos i braktis udhëzimet e nënës sate. Lidhini ato përgjithmonë në zemrën tuaj dhe varini ato rreth qafës tuaj”.
Nuk është gjithmonë e lehtë. Ndonjëherë duhet të jemi të duruar, sepse nëna jonë nuk do të bëjë gjithmonë ato që duam. Por, meqenëse ajo është një nënë, gjithmonë do të jetë një hap më lart se ne.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.