Këshilla & Arsye

February 7, 2019 | 13:07

Dyshoni në sinqeritetin e partnerit? Ja si t’i vërtetoni këto mendime…

Të sigurohesh nëse është i sinqertë mashkulli nuk është gjë e thjeshtë. Megjithatë, momente të caktuara të sjelljes mund t’ju ndihmojnë. Cilat janë më të shpeshta?

Lexoni “midis rreshtave”

Shpesh lëvizjet flasin më shumë se fjalët. Ekzistojnë shenja të sigurta, por edhe të thjeshta, të cilat tregojnë për josinqeritetin e tij, ndërkaq këto janë shenjat më të shpeshta, të cilat zbulojnë lehtë josinqeritetin.

Largimi i shikimit

Kjo është mënyra e sigurt që të mësoni se diçka po ndodh dhe që diçka nuk shkon me tregimin që u ka thënë. Nëse do të jetë i sinqertë, nuk duhet të ketë frikë t’ju shikojë drejt e në sy.

Nuk mund të përsërisë atë që u ka thënë

Nëse dyshoni në sinqeritetin e tij, thjesht, ditën e nesërme apo pas pak ditësh kërkoni që t’ua tregojë sërish (p.sh. le ta ritregojë daljen me shoqërinë, në të cilën ju nuk keni qenë).

Mban duart në xhepa kur flet

Mbajtja e duarve në xhepa do të thotë që diçka po fsheh. Gjithashtu, nëse luhatet para-prapa, kjo është një shenjë që nuk po thotë të vërtetën.

I pavendosur para se të përgjigjet

Është tregues i rëndësishëm që nuk po thotë të vërtetën, pa marrë parasysh se ka pasur justifikim të mirë. Mbani mend që pavendosmëria kurrë nuk është shenjë e mirë.

Shqetësimi

A luan me unazën që ka në dorë? Nëse është i zënë me rregullimin e thonjve? A i rregullon shpesh flokët me gishtërinj apo mban dorën në mjekër? Të gjitha janë shenja shqetësimi dhe nervozizmi, të cilat tregojnë se ai nuk është i sinqertë.

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top