Energjia diellore është kufiri i ri i energjisë. Universiteti i Tennessee është duke testuar panele diellore që përdorin një substancë të gjendur në kandilat e detit për të prodhuar energji elektrike. Kandilat, natyrisht të bukur në pamje të parë, por pak të vlerësuar nga ajo që të shkaktojnë në det, mund të jenë burimi më i ri për të prodhuar panele diellore krejtësisht natyrore. Kjo është ajo që shkencëtari Bruce Lab në Universitetin e Tennessee po përpiqet të bëjë, përmes izolimit të një substancë që gjendet te kandilat.
Në energjinë diellore, sektorin në të cilin përdoren materiale biologjike për të shfrytëzuar fuqinë e diellit, studimet po shumëfishohen, ku shembulli i fundit janë bateritë që përdoren nga Rheum, një bimë e egër barishtore shumëvjeçare që rritet në Evropë dhe Azi, e cila mund të rritet në kopsht apo vazot e shtëpisë.
Kandila deti për të prodhuar elektricitet
Shkencëtari Bruce Lab po përpiqet të kuptojë thellësisht mekanizmin e fotosintezës, në mënyrë që të gjejë se cilët janë mekanizmat efikas dhe si t’i transmetojë ato në burimet diellore, në mënyrë që të jenë të përballueshme dhe të prodhohen lehtësisht. Disa studiues kanë filluar ndërkaq të studiojnë kandilat e detit. Gjashtë vjet më parë, shkencëtari suedez Zackary Chiragwandi izoloi një substancë fluoreshente të Aequorea Victoria dhe e vendosi atë në një elektrodë alumini të ekspozuar në dritën ultravjollcë, e cila prodhoi një rrymë të vogël elektrike. Ideja e shkencëtarëve është të gjenin një material me bazë klorofili, i aftë të prodhojë energji. Panelet diellore do të munden kështu të hyjnë në funksion me dritën e diellit, të furnizuar nga sasi të vogla energjie, të mjaftueshme për të rikarikuar pajisje të vogla si telefona celularë, drita LED apo frigoriferë të vegjël. Por, energjia e prodhuar nga substanca fluoreshente që gjendet te kandili i detit, mund të përdoret edhe në nivel mjekësor, në të gjitha nanodevices (pajisje mjekësore) që janë futur brenda trupit të njeriut për të zëvendësuar funksionet e dëmtuara të organeve tona.
Natyra është më e dobishme se teknologjia
80 për qind e energjisë tonë elektrike është e prodhuar nga fosilet si lëndë djegëse, dhe kjo përfaqëson një të tretën e emetimeve që shkaktojnë ndryshimet klimaterike. Edhe nëse panelet diellore tradicionale mund të furnizojnë me energji të pastër, të ripërtërishme, zgjerimi në shkallë të gjerë të kësaj teknologjie do të përballet me probleme që lidhen me gjetjen e materialeve të tilla si: kadmium dhe indium. Pa llogaritur që sot, shumica e paneleve diellore ka një efikasitet prej rreth 15-20 për qind.
Natyra, një gjethe, algat apo bakteret, konvertohen në energji diellore përmes procesit të fotosintezës, dhe e bën me një efikasitet të përsosur. Është pikërisht kjo që studiuesit përkushtohen tek energjia diellore, për të sjellë procesin e ultra-efikas të fotosintezës në brendësi të teknologjisë, duke ndërtuar pajisje hibride që furnizojnë me energji të pastër, të përballueshme dhe gjithnjë e më të qëndrueshme.
Marrë me shkurtime nga lifegate.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.