Metodat natyrale nuk kërkojnë shumë kohë dhe e bardha e vezëve duket se është një nga ato, veçanërisht për bukurinë e lëkurës sonë. E përkryer për të relaksuar lëkurën dhe për të trajtuar shenjat e para të plakjes, e kombinuar me produkte të tjerë lehtësisht të disponueshëm në shtëpi, bëhet një trajtim i jashtëzakonshëm bukurie për fytyrën.
Le të zbulojmë se cilat janë të gjitha përfitimet e të bardhës së vezës në lëkurë dhe si ta përdorim atë në rutinën e bukurisë.
E bardha e vezëve është një produkt i çmuar bukurie për lëkurën e fytyrës, ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e shenjave të plakjes dhe mund të bëhet një përbërës për maska bukurie me qëllime të ndryshme për kujdesin e lëkurës:
Maska kundër rrudhave
Përzieni një të bardhë veze me një lugë miell dhe një lugë gjelle mjaltë, aplikojeni në fytyrën e pastër dhe lëreni maskën të qëndrojë për 10 minuta, më pas shpëlajeni dhe aplikoni trajtimin hidratues.
Trajtim hidratues
Përzieni 1 të bardhë veze, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikoni në fytyrë para se të flini dhe lëreni të veprojë për të paktën 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe aplikoni hidratantin e natës.
Trajtim exfoliating
Përzieni një të bardhë veze me 2 lugë lëng limoni dhe 1/2 lugë çaji mjaltë. Aplikoni në fytyrën e pastruar dhe lëreni për 10 minuta.
Për zonën e syve
Për të trajtuar qeset poshtë syve dhe rrathët e errët, merrni një të bardhë veze dhe me ndihmën e një furçe aplikoni atë nën sy. Lëreni për rreth 10 minuta dhe shpëlajeni.
E bardha e vezës, pra, mund të bëhet një protagonist i kujdesit javor të lëkurës, dhe t’i japë asaj bukuri dhe mirëqenie në një mënyrë të thjeshtë, ekonomike dhe mbi të gjitha efektive.
Burimi / https://www.chedonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.