Fjalët që do të donit t’i shprehnit nënës tuaj. Bëjeni tuajin këtë mesazh, dhe gëzojani zemrën nënës tuaj!
E mban mend kur ishe fëmijë dhe të vinte turp të prezantoheshe në shkollë teksa ishe për dore me mamin tënd?
Kur jemi të rinj dhe nën kujdesje, nuk mund ta vlerësojmë të gjithë dashurinë, kujdesi është besnikëria që nënat tona investojnë në rritjen tonë.
Mendojmë që prindërit tanë nuk janë gjë tjetër veçse të rritur të ashpër, që nuk e kanë idenë se si të sillen dhe të gjejnë gjithmonë diçka ku të ankohen. Por kur rritemi dhe shndërrohemi në adultë, në fund fillojmë t’i kuptojmë. Kuptojmë se ata kishin më të vërtetë të drejtë, mbi gjithçka që na kanë thënë. Bëhemi të vetëdijshëm që çdo fjalë apo veprim i tyre është ushqyer nga arsyeja e vetme për të na mbrojtur dhe për të na mësuar çfarë është e mirë dhe çfarë jo.
Nënat tona ishin ato që na puthnin gjunjët çdo herë që rrëzoheshim, ndërsa luanim me fëmijët e tjerë të lagjes.
Ishin ato që na këndonin ninullën e gjumit dhe që na lexonin historitë e preferuara të natën e mirës.
Një nënë është personi i parë që njeh talentin e fëmijëve të saj dhe i inkurajon të mos heqin dorë kurrë për të ndjekur ëndrrat e tyre. Nënat u tregojnë fëmijëve të tyre mënyrën e drejtë dhe të duhur për të ndjekur pasionet.
Nëse e di se çfarë është dashuria, kjo është vetëm falë nënës tënde!
Është personi i parë që të do pa kushte. Është dhe do të jetë gjithmonë e vetmja që do të të besojë dhe ndihmojë në çdo fazë të udhëtimit tënd. Ndërkaq nuk mund ta mohosh se personi i sjellshëm dhe i ndjeshëm që je sot, je bërë mbi të gjitha falë leksioneve të vyera që nëna jote t’i ka mësuar në rrugëtimin e jetës.
Nëna jote të ka dhuruar vlera të shkëlqyera morale si respektin, dhembshurinë, bujarinë, ndershmërinë dhe integritetin. Ka lënë pas dore mirëqenien e saj për të mirën tënde. Dhe ka bërë më të mirën për të të siguruar të rritesh në një ambient të sigurt, të shëndetshëm dhe të dashur. Nuk ka rëndësia se sa i ka kushtuar, nëna jote ka bërë më të nevojshmen për ta bërë fëmijërinë tënde më të lumtur më mundshme.
Nuk mund ta mohosh që nëna jote është personi më i fortë që njeh!
Ka qenë ajo që ka ditur të ruajë ekuilibrin në familje, ajo që vendoste lumturinë e të tjerëve përpara të vetën. Ndërkaq, ndërsa ishe një fëmijë, nuk të ka treguar kurrë se është plagosur apo trishtuar. Kishte gjithmonë një portret të lumtur dhe të qetësonte çdo herë kur kishe probleme. Nuk donte që ti të shihje të këqijat, por të mbante familjen të bashkuar ndërsa ti shijoje lirinë e fëmijërisë tënde.
Ka raste kur përveçse arsye, për të respektuar dhe vlerësuar nënën tënde. Ka qenë mikja jote e parë, është mikesha më e mirë e të gjitha kohërave dhe do të jetë përgjithmonë nëna jote. Dhe kudo që të të çojë jeta, çfarëdo gjëje që t’i të vendosësh të ndjekësh, çfarëdo gjëje që t’i të zgjedhësh të bëhesh, do të të mbështesë dhe do të dojë thellësisht, sinqerisht dhe pa kushte.
E dashur mami!
Faleminderit që ke qenë gjithnjë aty për mua!
Faleminderit që më do, edhe kur nuk isha i denjë për dashurinë tënde të çmuar. Dhe faleminderit që ke sakrifikuar kaq shumë, duke më dhënë gjithçka për të cilën kisha nevojë për një fëmijëri të bukur.
Jam i nderuar që kam një nënë kaq të pabesueshme, plot ndjenja dhe të admirueshme!
Faleminderit që më ke mësuar të pranoj jo perfeksionin tim, dhe të përqafoj natyrën time të vërtetë. Dhe mbi të gjitha, faleminderit që më ke ndihmuar të bëhem personi që jam sot, që më ke motivuar për të bërë më të mirë dhe që ke besuar tek unë ashtu si askush tjetër e ka bërë.
Për të gjitha gratë e shkëlqyera dhe të forta që na kanë rritur. Faleminderit!
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi losapeviche.online
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.