Këshilla & Arsye

January 18, 2016 | 13:25

E dini që sot është dita më e trishtuar e vitit?

E ashtuquajtura “Blue Monday” /“e hëna blu”, është dita më e trishtuar e vitit. Studimet e ndryshme thonë se kjo ditë është konsideruar e tillë, pasi jemi pas Krishtlindjeve, kohë kur financat tona nuk janë aspak në nivelin e duhur, kur bën shumë ftohtë dhe mbi të gjitha kur vera të duket një periudhë shumë, po shumë e largët. Një sondazh nga Co-op gjeti se 26% e popullit britanik thonë se këtë muaj ata ndihen më të izoluar.  Ndërkohë sipas sondazhit të kryer nga LeoVegas.com. 87% e popullsisë shprehen se moti ka ndikim të drejtëpërdrejtë në humorin e tyre.

Ekuacioni, i zhvilluar një dekadë më parë nga psikologu Cliff Arnall, në atë kohë mësues në Universitetin e Cardiff, tenton të shpjegojë arsyet e Blue Monday; si rregull, të hënën e tretë të janarit,  është koha kur euforia për festat e Krishtlindjeve zhduket, dhe ti e kupton se ke ende një vit të gjatë për tu përballur.

Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: si për koincidencë, në këtë ditë, ka rritje të papunësisë dhe disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik për ata që kanë nevojë.

Ekspertët e këshillimit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top