Ambasada Amerikane në vendin tonë ka kujtuar studjuesin shqiptaro-amerikan, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998, Ferid Murati.
“E dini se përveç Nënë Terezës, edhe një tjetër shqiptar ka marrë çmimin Nobel? Ferid Murad, së bashku me Robert F. Furchgott and Louis J. Ignarro, janë nderuar me çmimin Nobel për Psikologji ose Mjeksësi në 1998. Në biografinë e tij të Nobelit, ai shkruan, “babai im, Jabir Murat Ejupi, u lind në Shqipëri më 1892 dhe ishte më i madhi nga katër fëmijë. Ai dhe familja e tij ishin barinj, dhe kur ishte adoleshent, ai u largua nga shtëpia me vite të tëra për të shitur ëmbëlsira në vendet e Ballkanit. Edhe pse kishte më pak se një klasë shkollë, ai mësoi të fliste shtatë gjuhë përpara se të vdiste në 1976, në moshën 84 vjeçare.”
Për më shumë klikoni linkun e mëposhtëm:
https://sq.wikipedia.org/wiki/Ferid_Murati
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.