Në Shqipërinë tonë nuk gjen një person që nuk ndeshet me problematika në marrjen e shërbimeve. Megjithatë, zvarritjet nuk mund të mbeten vetëm në biseda kafenesh, duke qarë hallin me njëri-tjetrin. Çdo problematikë duhet të relatohet në institucionet përkatëse, dhe pavarësisht se kërkon kohë dhe këmbëngulje, ju mund t’ia dilni të mbroni të drejtën tuaj si individ, si qytetarë.
formular-ankese-per-shkelje-te-se-drejtes-se-informimit
Ju mund të drejtoni kërkesën tuaj për informacion nëse keni shqetësime në lidhje me sektorin e shëndetësisë, arsimit etj, referuar kuadrit ligjor për mbrojtjen e qytetarit dhe rolin e institucioneve në mbrojtjen e këtyre të drejtave.
Çdo institucion ka për detyrë që t’ju kthejë informacion jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës, përveç rasteve kur ky ligj i posaçëm parashikon ndryshe. Nëse autoritetet nuk e sjellin informacionin në afatin e kërkuar, atëherë mund t’i drejtoheni Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili merr vendimin për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar. Çështja më pas mund të parashtrohet në Gjykatën Administrative për të gjitha institucionet shtetërore dhe në Gjykatën e Rrethit për institucionet private.
Dhe më e rëndësishmja: Mos e lini asnjëherë pa e protokolluar kërksën tuaj!
modeli-i-kerkeses-per-informim
MOS HIQNI DORË NGA E DREJTA JUAJ! NDIQENI ATË NË ÇDO HALLKË INSTITUCIONALE! JENI JU MBROJTËSIT E VETES DHE TË DREJTAVE TUAJA!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.