Omari McQueen është një fëmijë 11-vjeçar, i cili ka arritur të bëjë një virtyt të domosdoshmërisë, siç thonë ata që e njohin. Nëna e tij vuan nga paralizimi i dhimbjeve të kokës që shpesh e detyron atë të qëndrojë në shtrat: kjo është arsyeja pse ajo vendosi t’i mësojë fëmijët e saj më të rritur se si të gatuajnë vetë.
Kështu Omari ka filluar të përgatisë ushqim në shtëpi dhe menjëherë u apasionua pas gatimit: brenda një kohe të shkurtër ai u përmirësua shumë, duke dëshmuar se kishte një talent natyral. Për këtë arsye, ai vendosi të provojë aftësitë e tij në gatim duke hapur një restorant “pop up”, një restorant i përkohshëm: ky është një lloj restoranti që po bëhet i popullarizuar jashtë vendit dhe lejon që klientët të provojnë një gatim ndryshe, por vetëm për një periudhë e kufizuar kohore.
Eksperimenti i Omarit po shkon shkëlqyeshëm: restoranti quhet Dipalicious dhe ndodhet në Boxpark, në Croydon, në Mbretërinë e Bashkuar. Fëmija foli për projektin e tij me Drejtorin e Përgjithshëm të parkut, i cili pasi pa aftësitë e mëdha të kuzhinierit të ri, vendosi t’i jepte hapësirë për të hapur restorantin e tij. Dhe këtu Omari është bërë i famshëm pasi është kuzhinieri dhe restauratori më i ri në botë: kuzhina e restorantit të tij është vegane dhe me frymëzim në Karaibe. Fëmija shpjegoi se ai u rrit duke ndjekur një dietë me bazë mishi, por pasi pa disa video në internet vendosi të bëhej vegan.
Për këtë arsye ai zgjodhi të gatuaj vetëm me perime: “Unë bëj ushqimin vegan të Karaibeve – shpjegoi ai – Ne kemi kerri perimesh me oriz të bardhë, supë me kunguj, oriz dhe bizele, banane të skuqur. Këto janë të gjitha recetat e mia”. Karriera e Omarit si kuzhinier, në të vërtetë filloi tre vjet më parë, kur ai publikoi videon e parë në YouTube duke prezantuar krijimet e tij të kuzhinës dhe duke u shpjeguar fansave se si t’i përgatisin.
Për ta ndihmuar atë në Dipalicious tani ka gjithë familjen e tij, por ëndrra e Omarit është të hap një restorant të tijin dhe ai tashmë po punon për ta realizuar dëshirën: me çmimet që ka fituar për gatimet e tij vegane ai ka financuar restorantin pop-up, ndërsa tani ka filluar një fushatë rreth turizmit për të provuar vendin. Kuzhinieri i ri ka menduar gjithashtu një plan B, që të shkojë në të gjithë vendin për të shërbyer ushqim, së bashku me babanë e tij që është shofer.
Burimi / https://www.105.net
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.