Në fokus

January 19, 2016 | 18:35

E gjeni se sa ka ndryshuar Izmini te komedia “Shi në plazh”?

Besoj nuk i keni harruar batutat e famshme të komedisë më në zë të shkruar nga Teodor Laço. Ja një fragment i shkurtër:

Izmini: – Epo mirë moj bijë. Shko edhe ti e na sill ato japrakë!

Lajde: – Ua, ç’janë ato japrakë? Sot ju kemi ftuar ne!

Izmini: – Po se mos prishen, është vapë, sigurisht!

Por a e dini se ku ndodhet sot Izmini, personazhi i veprës së famshme të Teodor Laços në komedinë “Shi në plazh”? Natyrisht që ky ishte veç një karakter që përfaqësonte veprën, por aktorja e vërtetë, që i ka munguar skenës shqiptare, tjetërkund gjendet. Falë vëmendjes mediatike që emisioni “Pasdite në Top Channel” i ka kushtuar, kurioziteti për aktoren shqiptare na çon të mësojmë për jetën e saj tej kufijve. Ajo është Gjinovefa Redhi, e njohur si Vefi në qarqet e miqve të ngushtë. Jeton në Athinë, Greqi, ku jeton dhe punon gjithashtu si aktore. Me një karrierë të pasur që pas vitit ’97, ku iu desh të emigronte nga vendlindja e saj, Vlora, sot ajo ka një karrierë të pasur, pa lënë mënjanë dhe veprat shqiptare ku i është dashur të interpretojë me mjeshtëri. Në fund të vitit që lamë pas, Gjinovefa Redhi ka marrë titullin si “Femra e vitit 2015” në Greqi.

 

Rolet ku ka interpretuar Gjinovefa Redhi

Teatër:

“Shtëpia e Bernarda Albës” nga Federico Garcia Lorca; regjizor Gëzim Kame

“Mikroborgjezët” nga Maksim Gorki; regjisor Kadri Roshi

“Shi në plazh” nga Teodor Laço; regjisor Gëzim Kame

“Vizita e inspektorit” nga Nikolai Gogol; regjisor Birçe Hasko

“Familja e peshkatarit” nga Sulejman Pitarka; regjisor Timo Floko

“Kristali Blu” nga Mihallaq Qilleri; regjisor Besnik Aliaj

“Sakrifica” nga Ismail Kadare; regjisor Roland Minga

“Muri i heshtur” nga Paulo Messina; regjisor Roland Minga

“Tre Mendje në ankand” nga Ferdinand Hysi; regjisor Armando Bora

“Aziloidi” nga Ferdinand Hysi; regjisor Armando Bora

“SOS në Hotel” nga Ferdinand Hysi; regjisor Bujar Asqeriu

“Bankat” nga Gafur Shameti; regjisor Luftar Paja

Kinema:

“Në emër të lirisë” (1987), skenar: Bashkim Kozeli; regjisor Fehmi Hoshafi

“Bërtet hajduti” nga Dhimitër Psatha; regjisor Bujar Asqeriu

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top