Është armikja e përbetuar e verërave tona: shkakton kruarje, net pa gjumë dhe shenja mbi lëkurë. Është mushkonja, e urryer nga të gjithë për shkak të shqetësimeve që ajo sjell, (sipas sezoneve). Tani mund t’i thoni lamtumirë, sepse është ajo që mund të ndodhë, për disa, nëse vendosni të praktikoni studimin e një kërkuesi italian.
“Mushkonjat që mund të mbajnë malarien, sipas përvojës eliminohen në laborator”. Ky është titulli i librit të Andrea Crisanti, punës pas së cilës ai thotë se mbajtja sterile e mushkonjave, mund të ndihmojë në eliminimin e shumë sëmundjeve vdekjeprurëse.
Pyetja që pason është: me çfarë çmimi?
Sepse është e vërtetë: mushkonjat janë një nga insektet më bezdisëse, më të urryera, por si çdo insekt a kafshë tjetër, ka arsyen e saj prej ekziston në kompleksitetin e ekosistemit natyror. Në veçanti janë pjesë e dietës së shumë kafshëve dhe çfarë mund të ndodhë nëse do të zhdukeshin për fare?
Në këtë front nuk ka ende përgjigje të qarta dhe me siguri është një aspekt që do të thellohet. Ndërkohë që u bë i njohur edhe procesi i ndjekur nga Profesori italian i Parazitologjisë Molekulare në “Imperial College” të Londrës, publikuar në “Nature Biotechnology”.
Falë teknikës së inxhinierisë gjenetike, “gene drive” është arritur të bllokohet aftësia e riprodhimit të një lloji mushkonje, e njohur si Anopheles gambiae, si përgjegjëse për transmetimin e malaries në Afrikë mes 40 specieve në gjendje ta bëjnë këtë. Në këtë libër është bërë i qarë se geni i transmetuar në gjeneratën e ardhshme, ndoshta mbetet një, doublesex-i i modifikuar, apo ai që vendos gjininë.
Duke vepruar te mushkonjat femërore, shkencëtarët kanë treguar se gjeni i modifikuar as të pickon dhe as riprodhon. Në brezin e tetë nuk kishte më lindje dhe grupi i mushkonjave ishte zhdukur. Në botë ekzistojnë 3500 specie mushkonjash dhe, siç parashihet, vetëm rreth dyzet prej tyre mund të transmetojnë malarien.
Hapi i ardhshëm i studimit është në zhvillim e sipër në Itali, ku mushkonjat e modifikuara, gjithmonë brenda kafazeve, janë përzierë me të tjerat që vijnë nga Burkina Faso për të kuptuar se si do të jetë sjellja e tyre dhe si dhe në qoftë se gjeni i modifikuar do të transmetohet.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi supereva.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.