Një regjim ushqimor dhe detoksifikues pas pushimeve verore, ndihmon në lehtësimin e trupit. Për të rigjetur linjat, luftojeni lodhjen përmes kësaj diete ditore, duke rigjetur gjithashtu energjitë.
1 – Reduktoni për disa ditë konsumin e brumrave, makaronave, pica, bukë
2 – Zgjidhni ngjyrat në ushqime, perimet dhe fokusohuni tek erëzat, të cilat mund të detoksifikojnë dhe rigjallërojnë trupin, si dhe nxisin ndjenjën e ngopjes.
3 – Zgjidhni si pije të preferuar ujin. Pastron dhe përmirëson qarkullimin, e bën më të shndritshme lëkurën dhe stimulon metabolizmin, tretjen.
4 – Gati për t’u ulur në tryezë? Përgatitni një pjatë me perime të pjekura në skarë ose një sallatë të përzier, një strategji për të luftuar urinë.
5 – Fundjava është koha e duhur për një dietë pastrimi me fruta të freskëta, supë me perime dhe çaj.
6 – Për mëngjes kos me një lugë gjelle mjaltë, ndihmon mikroflorën dhe kontribuon në mirëqenie. Gjithashtu siguron energji.
7 – Ushqeheni në zyrë? Përgatiteni që në shtëpi drekën që do të merrni me vete, drithëra me vaj ulliri, perime dhe erëza.
8 – Keni uri? Konsumoni fruta të freskëta dhe një grusht bajame, lajthi ose fruta të thata me përmbajtje Omega3, të cilat qetësojnë ankthin.
9 – Gjumi sipas studimeve ndikon pozitivisht në metabolizëm dhe gjendjen e humorit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.