Thënie

December 18, 2017 | 11:00

E keqja është mungesë e dashurisë

Në një fakultet evropian, profesori vendosi që kohën e rregullt të ligjëratës së asaj dite, t’ia kushtoj një diskutimi të lirë me studentët. Ai pyeti: 

1

– “A krijoj Zoti çdo gjë që ekziston?” 
Në këtë pyetje të gjithë studentët njëzëri u përgjigjen pozitivisht. 
– “Çdo gjë?” – pyeti sërish profesori.
– “Po,çdo gjë dhe gjithçka.” Ishte përgjigja e studentëve.
– ” Pra, me këtë logjik të konkludimit tuaj nënkuptohet se ai e ka krijuar edhe të keqen, apo jo”? – konstatoi profesori.
Studentët u bënë të heshtur. Nuk kishte asnjë përgjigje për këtë pyetje. Ndërsa, nga ana tjetër, profesori mbeti i kënaqur në lindshmërinë e vërtetësisë së tij se Zoti dhe përgjithësisht religjioni janë vetëm MITE dhe asgjë tjetër. Por, pas një kohe të shkurtë, një student ngriti dorën dhe ju drejtua profesorit:
– “Mund të ju pyes diçka, profesor?”
– “Sigurisht ,” – ju përgjigj profesori.
-“A ekziston i ftohti?”
– “Sigurisht që ekziston, koleg i nderuar. A, nuk e keni ndjerë kurrë JU ndonjëherë të ftohtin, ëëë?
– ” E kam ndjerë, por, në fakt, profesor, të ftohtit nuk ekziston! Sipas asaj që thonë studimet dhe zbulimet më të fundit në fizikë, ftohtësia është vetëm mungesa e nxehtësisë. Atë mund ta vërtetojmë nëse ndonjë objekt e ofrojmë burimit të energjisë dhe do të shohim se ajo ngrohet. Pra, pa ngrohje objektet janë inerte dhe nuk reagojnë, e kjo do të thotë se “të ftohtit” nuk ekziston. Pikërisht, ne, për të shpjeguar mungesën e nxehtësisë e kemi trilluar të ftohtit”.
– “Dhe, errësira?” pyeti në vazhdim studenti profesorin.
– “Ajo thjesht ekziston.” – u përgjigj këtë herë i sigurt në vete profesori.
– “Përsëri, ju gaboni, zotëri profesor! Errësira është mungesa e plotë dritës. Ne mund ta studiojmë dritën dhe shkëlqimin, por kurrë errësirën. Prizma e Nicholsit tregon shumëllojshmërinë e ngjyrave të ndryshme në të cilat drita është e thyer në varësi nga gjatësia valore. Errësira është term që ne e kemi krijuar për të shpjeguar mungesën e dritës.”
– Së fundi, student pyeti: ” Po, e keqja, zotëri profesor, a ekziston”?”
Profesor në këtë rast ishte i heshtur.
Studenti më pas vazhdoi:
– “Zoti nuk e krijoi të keqen? E keqja është mungesa e Zotit në zemrat e njerëzve. Ajo është mungesë e dashurisë dhe e besimit në mes njerzëve. Dashuria dhe besimi janë si ngrohje dhe dritë, profesor! Ato ekzistojnë dhe pikërisht mungesa e tyre sjell “të keqen” mes nesh”
Pas këtij konstatimi të studentit të tij, profesori mbeti i nemitur dhe nuk e hapi gojën më.

# Ky student ishte: Albert Ajnshtajn.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top