Lifestyle

June 14, 2018 | 12:48

E kuqja koral, nuanca më tërheqëse e sezonit verë 2018 (Foto)

Protagoniste në pasarelat pranverë-verë 2018, e kuqja koral, mund të marrë nuanca të ndryshme si roza ose portokallia që i japin jetë dhe efekte të mrekullueshme veshjeve të stinës.

Shumëllojshmëria e saj lejon që ajo të vishet në raste joformale për një veshje të ditës, por edhe për ato më formale, si në ceremoni ose koktej.

Veshje e përkryer për një ditë vere? Provoni të kombinoni koralin me aksesorë të bardhë ose blu elektrike. Për një efekt më tërheqës zgjidhni një nuancë më të guximshme si roza e ndezur.

Në mbrëmje, fustanin e gjatë kombinojeni me sandale dhe aksesorë në nuancat e arit dhe argjendit, të cilat do t’i japin veshjes tuaj një elegancë joshëse dhe të sofistikuar.

Më poshtë do të gjeni veshje e aksesorë në ngjyrën koral, që mund t’i zgjidhni për sezonin pranverë-verë 2018.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top