Dëshmi

June 5, 2021 | 8:15

E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen problemin gjatë lindjes së Emit: Aty kuptova sa e parëndësishme është jeta ime

Aktorja Jonida Vokshi ka rrëfyer së fundmi momentin më të bukur të jetës së saj, por edhe më të vështirë, që është pikërisht ardhja në jetë e vazjës së saj, Emit.

jonida vokshi (4)

E ftuar tek “E ardhmja është vajzë”, Jonida ka treguar se lindja nuk ka qenë fare e lehtë, pasi vogëlushja ishte lidhur me kordonin dhe ai nuk e linte të dilte.

jonida vokshi (8)

“Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni. Ishte e vështirë të dilte, sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde.

jonida vokshi (1)

Në kokën time pa pushim qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme. Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë, të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani Emin jam njeriu më i lumtur në botë”,- tregoi mes lotësh Jonida.

jonida vokshi (2)

Në fund, aktorja mori edhe një mesazh surprizë nga bashkëshorti, Besnik Krapi, i cili tha se një video 2 apo 3 minuta nuk do të mjaftonte për të folur për të. Ai zbuloi ndër të tjera se edhe propozimin ia kishte shkruar në një letër, sepse e ka shumë të vështirë të shprehet me fjalë.

jonida vokshi besnik krapi (12)jonida vokshi besnik krapi (10)jonida vokshi ermal mamaqi elvana gjata (1)

 

 

Burimi / Panorama Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top