E qeshura e fëmijës aktivizon në trurin e nënave të njëjtat zona të kënaqësisë që lidhen me qarkun e dopaminës, që u përgjigjen edhe stimujve si seksi, ushqimi, alkooli dhe disa lloje drogash.
Ky është përfundimi i një studimi të neurologëve të “Baylor College” në Houston (SHBA), të cilët, duke përdorur rezonancë magnetike, kanë mbajtur në shqyrtim 30 femra në muajt e parë pas shtatzënisë. Ky eksperiment ka treguar se nënat nuk kishin asnjë efekt në tru nëse fëmija kishte një sjellje neutrale apo të trishtuar.
“Të shohësh fytyrën e një fëmije që qesh për nënat, – komentuan studiuesit, – është njësoj si të konsumojnë drogë, pasi në tru aktivizohen të njëjtat zona të kënaqësisë që lidhen me varësi si alkooli apo lloje të ndryshme drogash”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.