Këshilla & Arsye

November 29, 2016 | 8:31

E qeshura e sinqertë stimulon marrëdhëniet shoqërore

e-qeshura1

E qeshura është gjëja më e bukur në botë. Është tregues i mirëqenies, lumturisë, qetësisë dhe të qenit i hapur me bashkëbiseduesit. Një buzëqeshje i transmeton çlirësi njerëzve me të cilët përballemi, por kujdes: jo të gjitha buzëqeshjet janë njësoj!

Sipas një studimi të fundit të bërë në Angli nga psikologët e “Bangor University”, i botuar në revistën “Psychological Science”, vetëm buzëqeshjet e sinqerta mund të na bëjnë të krijojmë marrëdhënie shoqërore të forta. Buzëqeshjet “e rreme”, pra të gjitha ato buzëqeshje jo spontane, që bëhen vetëm për edukatë, na largojnë nga të tjerët.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin e këtij zbulimi të rëndësishëm, duke mbajtur nën vëzhgim pjesëmarrësit e një eksperimenti me anë të një elektromiografie, gjatë kohës kur ata buzëqeshnin.

Sipas koordinatorit të studimit, doktor Ern Heerey, buzëqeshjet më të mira janë ato që bëhen me zemër. Vetëm këto japin shpërblime të rëndësishme dhe stimulojnë lindjen e ndërveprimeve sociale pozitive.

Më tej ai ka nënvizuar se: “Nëse buzëqeshjet janë me zemër, ato janë një formë shpërblimi i çmuar social. Vëzhgimi ynë mund të kontribuojë në zhvillimin e ndërhyrjeve terapeutike për njerëzit që kanë vështirësi të krijojnë marrëdhënie sociale, si njerëzit që vuajnë nga ankthi, autikët dhe ata që vuajnë nga skizofrenia”.

Me pak fjalë, e qeshura na bën mirë si ne ashtu edhe të tjerëve, ndaj qeshni sa më shpesh, por sidomos hapni dyert e zemrës dhe dhurojini një buzëqeshje të sinqertë të gjithëve. Mjaft më me turinj të varur dhe fytyra të nxirosura: e qeshura është falas! Mos harroni asnjëherë se një e qeshur e sinqertë ngroh zemrën dhe bën të bukur edhe ditën më të shëmtuar!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top