Shpesh na qëllon të shohim dhe dëgjojmë fëmijë, që qeshin vend e pa vend. Madje edhe nervozohemi dhe u themi: pse qesh kështu si budalla apo budallaqe? Të rriturit, në vend që të përpiqen të kuptojnë mesazhin, që po përpiqet fëmija t’u trasmetojë, pa u menduar, e etiketojnë apo ja prishin përpjekjen.
Buzëqeshja dhe e qeshura, i përket vetëm species tonë. Dhe një fëmijë e ndjen, e di dhe e dëshiron më shumë se çdo i rritur këtë gjë: që e qeshura e ndërpret të qarën dhe kjo gjë ndodh kur i rrituri është aty me të. Dhe të dy, nëpërmjet lojës, do të mund të zbulojnë, mësojnë dhe të kënaqen e të qeshin. Fëmija qesh vetëm në prezencë të të rriturit, sikur kërkon t’i thotë: rri këtu me mua, se vetëm nuk ja dal dot. Po i rrituri është shumë i zënë me veten dhe nuk ka kohë të qeshë dhe luaj.
E qeshura është një veti, që ushqehet nga fjalët dhe gjestet e gëzuara të të rriturit, që i përgjigjet fëmijës, kur i buzëqesh dhe luan me të. Po nuk “e dha” i rrituri këtë “përgjigje” e qeshura e fëmijës ndërpritert, meket dhe pastaj bëhet një veprim për të dalë nga situata. Kur e qeshura realizohet e plotë, tregon se po ndërtohet ajo lloj marrëdhënie i rritur fëmijë, ku gërshetohet besimi me gëzimin dhe ankthi e frika dhe mërzia nga vetmia, zbehen, nuk përbëjnë më problem.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.