Mirëqenie

April 4, 2017 | 9:00

E qeshura është një mënyrë e dobishme për të ndihmuar trupin & mendjen

“E qeshura të zgjat jetën!” Është një shprehje që e njohim të gjithë, por ekspertët e shëndetit mendor vlerësojnë akoma edhe më shumë se e qeshura nxit nivelin e lumturisë tek njerëzit. Meqënëse e qeshura është një mënyrë e dobishme për të ndihmuar trupin tonë të funksionojë më mirë, duke përmirësuar shëndetin dhe duke ulur nivelin e stresit, është e domosdoshme të sjellim në vëmendjen tuaj disa këshilla për të qenë më të buzëqeshur gjatë përditshmërisë.

Confident and content senior woman

E qeshura çliron neurotransmetuesit e lumturisë

Studimet kanë treguar se duke buzëqeshur çlirojmë disa substanca në mënyrë natyrale, të cilat janë përgjegjëse për ndjesinë e mirëqenies. Pse jo, të mos e konsiderojmë sot të qeshurën si një stimulues të mirëfilltë për ndjesi më të shpeshta euforie në jetën tonë.

E qeshura forcon sistemin imunitar

E qeshura e ndihmon sistemin tonë imunitar për të funksionuar më mirë. Kur një njeri është duke qeshur, funksionet e tij imunitare veprojnë më mirë dhe për këtë arsye ndihet më i lehtësuar dhe më i qetë me veten. Për rrjedhojë, shmangni gripin dhe medikamentet duke buzëqeshur sa më shumë.

E qeshura na bën të dukemi më të rinj e më të bukur

Muskujt që vihen në lëvizje në mënyrë spontane gjatë kohës kur jemi duke qeshur zbehin rrudhat dhe na mundësojnë një portret më të ri. Një person që qesh vazhdimisht konsiderohet gjithnjë e më shumë tërheqës. Njerëzit e qeshur duket që kanë më shumë vetëbesim dhe që janë më të suksesshëm në arritjet e tyre personale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top