Mirëqenie

February 24, 2017 | 13:50

E qeshura i bën mirë shëndetit fizik

Shumë pak është e nevojshme për të përballuar sfidat e jetës së përditshme. Vetëm qesh… Ajo përmirëson dhe zgjat jetën.

ISO

Arsyet për të qeshur më shpesh:

Qetëson trupin – Gjatë së qeshurës aktivizohen grupe të ndryshme muskulore, që relaksohen në
momentin kur pushon së qeshuri. Kjo gjendje qetësie mund të zgjasë për rreth 45 minuta. Kështu, një e qeshur e fortë rrit tensionin muskulor dhe zvogëlon stresin fizik.

Forcon sistemin imunitar – Kur qeshim, rritet shtimi i nivelit të antikorpeve (imunoglobina) në
qarkullimin e gjakut. Shtimi i këtyre mbrojtësve imunitarë e ruan organizmin nga një sërë sëmundjesh të shkaktuara nga viruset, bakteret dhe mikro-organizmat si bronkiti, i ftohti, alergjitë etj.

Vepron në sistemin e frymëmarrjes – Gjatë së qeshurës, frymëmarrja bëhet më e thellë. Në këtë mënyrë shtohet aftësia e mushkërive dhe shtohet niveli i oksigjenit në gjak. Për këtë arsye, e qeshura përdoret edhe si terapi për ata që vuajnë nga astma, bronkiti dhe emfizema.

Ul ndjenjën e dhimbjes – Gjatë të qeshurës trupi ynë çliron beta-endorfinën dhe katekolaminën, të cilët janë elementë analgjezikë natyralë që veprojnë si qetësues të përkohshëm ndaj dhimbjes duke na dhuruar një ndjenjë mirëqenieje.

Vepron në sistemin kardiovaskular – E qeshura nëpërmjet frymëmarrjes së thellë shton frekuencën
kardiake dhe ul tensionin e gjakut. Ky është një ushtrim për zemrën që e ndihmon për t’u ruajtur nga një atak kardiak, si dhe nga probleme të tjera kardiovaskulare, edhe pse gjatë të qeshurës arteriet dhe venat janë më të zmadhuara.

Stërvit muskujt – Gjatë qeshjes lëvizin rreth 80 muskuj të ndryshëm, ndër të cilët 15 janë muskuj
të fytyrës. Për këtë arsye, e qeshura nënkupton një ushtrim fizik të mirëfilltë për të gjithë trupin. Nga një studim i bërë është arritur në përfundimin se 100 të qeshura në ditë janë të barabarta me 10 minuta vrap apo stërvitje me qira. Duke qeshur, tonifikohen muskujt e fytyrës dhe për rrjedhojë përfitojmë një efekt rinues e njëkohësisht kontraktohen dhe tonifikohen edhe muskujt e barkut dhe ato të shpatullave. Veç të tjerash, kontraktimi i muskujve të barkut gjatë të qeshurës vepron edhe si masazh për organet e brendshme si mëlçia dhe zorrët, duke përmirësuar kështu funksionet e tyre, plus që lufton edhe kapsllëkun.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top