Këshilla & Arsye

May 17, 2017 | 10:50

E qeshura si sjellje…

1

Nuk ka vrasje më të keqe të shpirtit të një fëmije sesa kur fëmija e kthen të qeshurën në sjellje.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Shpesh ndodh, që të rriturit, duke filluar nga prindërit, të tregojnë ngjarje ku janë sjellë shëmtuar apo keq si me veten, me të tjerët dhe sidomos me fëmijën dhe qeshin gjatë gjithë kohës, ndërsa tregojnë ngjarjen. Ata harrojnë, që në momentet kur është zhvilluar ngjarja ai apo ajo, ka qenë në kulm të nervozizmit dhe nuk kontrollonte as veprimet, as fjalët dhe as veten.

Tani, që ka kaluar, qesh dhe i bën edhe të tjerët për të qeshur. Fëmija, që është dëshmitari i të dyja situatave kujton se kështu duhet të sillet edhe ai. Dhe kur ai, fëmija, bën një veprim, që të rriturit nuk e duan apo acarohen, ai qesh e qesh, sa i rrituri e humb durimin dhe ndodh që edhe e dhunon fëmijën si emocionalisht , edhe fizikisht.

Fëmija hutohet dhe nuk di si të sillet dhe si të menaxhojë situatën. Shpesh, shpërthen në të qara, godet, apo stepet në një qoshe deri sa të rriturit “ti bien nervat”. Me të qeshurën fëmija përpiqet ti kujtojë të rriturin që “qesh edhe ti, tek e fundit ti kështu bën kur gabon, i tregon duke qeshur gjërat”. Po të rriturit, as që i shkon në mendje, se ai është modeli, ai ja ka mësuar, që të “qeshë kot” edhe kur nuk i vjen për të qeshur.

Nuk i shkon në mend të rriturit, që e ka detyruar fëmijën ta kthejë të qeshurën në sjellje. E ka detyruar fëmijën, që të mos dijë të qeshë dhe e gjithë kjo, sepse i rrituri përton të mendojë e të njohë pozicionin e vet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top