Mjafton një e qeshur për të përmirësuar vetëbesimin, aftësinë për të duruar dhimbjen e për t’u bërë ballë sfidave të jetës së përditshme, produktivitetit në punë. Vite të tëra studimesh dhe hulumtimesh nëpër qendrat kërkimore dhe universitetet e të gjithë botës (nga Oksford, në Maryland e Japoni) kanë treguar efektet fantastike të së qeshurës për shëndetin. Sipas studiuesve, një e qeshur e fortë jo vetëm stimulon endorfinën, substanca kimike që prodhohet nga truri, por ndihmon edhe që trupi të qetësohet e shtendoset. Veç kësaj, shtimi i fluksit të gjakut, është një aleat i fuqishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiake. Por jo vetëm, stimulon gjumin, dhuron rini, është një ushtrim fizik për muskujt e fytyrës, barkun dhe kraharorin. Nxit kreativitetin dhe na bën më tërheqës. Me pak fjalë: e qeshura përmirëson dhe zgjat jetën, një arsye shumë e mirë për ta bërë sa më shpesh dhe më zë të lartë.
1.E qeshura rinon
Me kalimin e kohës fytyra kontraktohet, muskujt e fytyrës tërhiqen dhe kështu shfaqen rrudhat. Por kur qeshim, muskujt shtendosen dhe shtrihen. Ndaj kjo është arsyeja që njerëzit që qeshin shumë duken më të rinj.
2.Përmirëson marrëdhëniet
Sipas disa studimeve, çiftet që marrin pjesë në kurse meditimi që bazohen tek e qeshura, kanë një përmirësim të madh në marrëdhënien e tyre. Veç kësaj, familjet që qeshin shpesh kanë lidhje më të forta. E qeshura ekuilibron stresin e përditshmërisë.
3.Ndihmon dhe përmirëson produktivitetin
Disa studime kanë arritur në përfundimin se e qeshura ndikon pozitivisht në produktivitetin e njerëzve. Gjendja pozitive shpirtërore e një njeriu e lejon atë të jetë më kreativ në zgjidhjen e problemeve. Gjithashtu, e qeshura furnizon me energji, motivim në punë dhe optimizëm në përballjen me sfidat e përditshmërisë.
4.E qeshura zgjat jetën
Kombinimi i përfitimeve të shumta të një të qeshure është treguar tashmë se zgjat jetën. Në fakt, në njëzet vjet studime shkencëtarët kanë zbuluar se ata që kanë ruajtur një vizion pozitiv për jetën, kanë zgjatur jetëgjatësinë e tyre me 7-8 vjet.
5.E qeshura inkurajon krijimtarinë
E qeshura favorizon krijimtarinë. Në fakt, e qeshura me zë të lartë dhe me shpirt konsiderohet shpesh si një “ushtrim i mendimit kreativ”.
6.Përmirëson imazhin për veten
Sipas studimeve, të qeshësh dhe të bësh për të qeshur ka një ndikim të madh për imazhin që kemi për veten.
7.Ndihmon për të marrë frymë lirshëm
E qeshura shton aftësinë e mushkërive dhe i çliron ato duke lejuar ajrin e pastër të hyjë në shumë zona.
8.E qeshura kursen 30% të shpenzimeve mjekësore
Dikur, mjekët në Japoninë perëndimore i kuronin të moshuarit me programe asistence që parashikonin kurat në nivel fizik, por edhe me terapinë e të qeshurës. Rreth 92% e të moshuarve që kanë përfituar nga ky program kanë rrëfyer se shpenzimet e tyre mjekësore vjetore kanë zbritur në vlerën 30% menjëherë sapo kanë hyrë në këtë program.
9.Përmirëson tretjen
Studimi ka treguar se e qeshura favorizon tretjen dhe shërben si terapi që mund të kontribuojë në uljen e sindromës së zorrëve të irrituara.
10.E qeshura stimulon organet
Duke qenë se e qeshura përmirëson fluksin e gjakut, kontrollon hormonin e stresit, kontribuon në funksionimin e mirë të organeve më të rëndësishëm të trupit (zemra, truri dhe mushkëritë) dhe stimulon veprimin e tyre.
11.Ndihmon kundër agresivitetit
Thuhet se e qeshura është si një thikë virtuale që pret tensionin dhe i lejon njerëzit të qetësohen. E qeshura ndihmon në zvogëlimin e niveleve të hormonit të stresit në trup dhe qetëson muskujt. I bën njerëzit të jenë më të qetë dhe më pak agresivë.
12.E qeshura na bën më tërheqës
Sipas një studimi, e qeshura shton mjaft dukshëm nivelin e joshjes dhe na bën më tërheqës në sytë e të tjerëve.
13.E qeshura, ushtrim fizik
Në të vërtetë, e qeshura mund të jetë një formë ushtrimi, pasi vë në lëvizje diafragmën, shpatullat dhe muskujt e barkut.
14.Mëson në mposhtjen e dhimbjes
Kërkuesit e Universitetit të Oksfordit kanë zbuluar se e qeshura luan një rol kuptimplotë në uljen e nivelit të dhimbjes së një personi, duke inkurajuar trupin në prodhimin e endorfinës, substancat kimike të prodhuara nga truri, të cilat ndihmojnë të ndihesh më mirë.
15.Përmirëson aftësitë personale
Një e qeshur e mirë bën të mundur që truri të zhvillojë endorfinën, e cila ndihmon të ulë stresin dhe shton aftësinë e njerëzve për t’u përballur me situata të vështira.
16.Studiues japonezë kanë zbuluar se të qeshësh në mbrëmje inkurajon trupin të prodhojë më shumë melatoninë (hormoni që çliron truri) e cila ka funksionin të rregullojë ciklin gjumë-zgjim.
17.Ul nivelin e sheqerit në gjak
E qeshura është një nga kurat më të mira për ata që vuajnë nga diabeti. Në një studim të vitit 2012, mbi 19 pacientë diabetikë, studiuesit arritën në përfundimin se e qeshura i ndihmonte ata të kishin nivel më të ulët të sheqerit në gjak.
18.Ndihmon në shërimin e shpejtë
Një studim shkencor ka sugjeruar se, duke ulur nivelin e gjakut, duke shtuar funksionet imunitare, duke zvogëluar hormonet e stresit, etj., e qeshura na ndihmon ta marrim veten më shpejt nga shqetësime të ndryshme fizike.
19.E qeshura shëron sistemin imunitar
Sipas Institutit Kombëtare të Kancerit, e qeshura i mban nën kontroll hormonet e stresit dhe ndihmon agjentët e sistemit imunitar, linfocitet, qelizat B dhe qelizat T të funksionojnë në mënyrë optimale.
20.E qeshura ndihmon zemrën
Në një studim të bërë nga Universiteti i Maryland-it studiuesit arritën të tregonin një lidhje mes njerëzve që qeshin shpesh dhe shëndetit të përgjithshëm të zemrës.
21.Qeshja përmirëson fluksin e gjakut
Në një studim të bërë nga Universiteti i Maryland Medical Center, rezultatet kanë treguar se e qeshura vepron në endotelion (përbërja që vesh venat e gjakut), duke i lejuar ato të përhapen dhe bërë kështu një qarkullim më të mirë të gjakut.
22.Aleati kundër sëmundjeve kardiake
Duke favorizuar qarkullimin e gjakut dhe shtuar oksigjenimin, e qeshura konsiderohet një aleat i fuqishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiake.
23.E qeshura rinon
Studiuesit e Universitetit Loma Linda kanë zbuluar se e qeshura e fortë prodhon shtimin e hormonit HGH (hormoni antiplakje) me 87% më shumë.
24.E qeshura ul hormonet e stresit në trup
Njerëzit që adhurojnë të qeshin kanë nivele më të ulëta të hormonit të stresit, si kortizoli dhe adrenalia. Ndërkohë që nivelet e këtij hormoni zvogëlohen, trupi qetësohet dhe efektet ndihen jo vetëm në nivel fizik, por edhe në atë emotiv.
25.E qeshura qetëson tensionin muskulor
E qeshura ka aftësinë të lehtësojnë tensionin, duke qetësuar muskujt në të gjithë trupin, në veçanti muskujt e fytyrës, qafës, shpatullave dhe barkut.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.