Kur Angel lindi, nëna e saj Cypres Salon, nga Filipinet, ishte e shqetësuar pasi nuk e dëgjoi të qajë. Por kjo zgjati deri sa ajo e pa fëmijën për herë të parë, pesë ditë më vonë. Angel kishte lindur me encephalocele, një hernie e rrallë e trurit.
Hernia, e cila është më e zakonshme te fëmijët nga Azia Juglindore se sa nga vendet e tjera, shkaktohet kur kafka dhe indet që rrethojnë trurin nuk mbyllen plotësisht në barkun e nënës.
“Kur e pashë për herë të parë kam qarë shumë. Qaja çdo moment që e shikoja dhe kam fajësuar veten për gjendjen e saj“, është shprehur zonja Salon.
Hernia e bëri të vështirë jetën për Angel, duke e penguar atë të flejë, të marrë frymë dhe të luajë si fëmijët e tjerë të moshës së saj.
Angel është emërtuar edhe një “përbindësh” nga shokët e saj, por kur një djalë katërvjeçar iu afrua dhe e ofendoi, vajza e vogël optimiste thjesht e preku në supe dhe i tha: “Përshëndetje!”.
“Isha shumë e habitur nga reagimi i saj. U ndjeva shumë krenare” – thotë e ëma, duke shtuar se Angel e kuptonte se fëmijët ishin të frikësuar prej saj.
Por, pas shumë vështirësive, më në fund vogëlushja i është nënshtruar një operacioni falas në Australi, i cili zgjati katër orë.
Operacioni ishte një sukses dhe Angel tashmë është në gjendje të shohë qartë për herë të parë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.